Republika e Kosoves

Rahovec

KRYETARI LATIFI PRITI NË VIZITË, Z. MIFTAR DAUTAJ, KRYETAR I BASHKISË SË KRUMËS SË HASIT

2024/09/09 - 2:58

Kryetari Latifi priti në vizitë, z. Miftar Dautaj, kryetar i Bashkisë së Krumës së Hasit, i shoqëruar nga bashkëpunëtoret e tij, znj. Nazlije Laçi, sekretare e përgjithshme dhe znj. Arbërie Rada, shefe e policisë bashkiake.
Bashkë me këtë delegacion patën rastin të shijojnë produktet e mrekullueshme të Rahovecit, rakinë dhe verërat e njohura që janë krenaria jonë.
I falënderoi për vizitën e tyre dhe i uroi mirëseardhje në Rahovec për festën e vjeljes së rrushit, Hardhfest 2024!