Republika e Kosoves

Rahovec

KRYETARI TAKON PËRFAQËSUESIT E DHOMËS SË TREGTISË DHE INDUSTRISË

2024/03/27 - 2:33

I shoqëruar nga drejtori i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, z. Berat Duraku, kryetari Latifi takovi znj. Zana Beqiri, drejtoreshë ekzekutive në Dhomën e Tregtisë dhe Industrisë së Kosovës dhe anëtarin e bordit, z. Agon Makolli, me të cilët diskutuan për mundësinë e bashkëpunimit për përfshirjen e Komunës së Rahovecit për aplikim në fondet e BE-së, të UNDP-së dhe për donacione të tjera ndërkombëtare, për bujqësi dhe biznese, me qëllim të mbështetjes së fermerëve dhe të bizneseve të komunës sonë.