2024/08/05 - 11:30
Kryetari Latifi, së bashku me bujq, miq e bashkëpunëtorë, bënë hapjen zyrtare të festivalit të perimekulturës “AgroFesta 2024”.
Ky festival që i dedikohet perimekulturës, është bërë shumë i rëndësishëm për të gjithë bujqit në Krushë të Madhe, Rahovec, por edhe më gjerë, i cili po zhvillohet në kuadër të muajit të mërgimtarëve.
AgroFesta është bërë një prej mënyrave më të mira për ta promovuar kultivimin e perimtarisë, duke e konceptualizuar edhe dimensionin kulturor që e ka veprimtaria bujqësore në komunën tonë.
Për ditë t’gzueme, kalofshit sa më mirë në këtë festival!