Republika e Kosoves

Rahovec

NËNSHKRUHEN KONTRATAT PËR MBËSHTETJE FINANCIARE

2024/04/19 - 11:41

OJQ-të që veprojnë në Komunën e Rahovecit do të përfitojnë më shumë mjete financiare nga buxheti i Komunës së Rahovecit
Kryetari Latifi, i shoqëruar nga drejtori për Kulturë, Rini dhe Sport, z. Afrim Dina, nënshkruan kontratat me OJQ-të përfituese të subvencioneve nga fusha e:
Kulturës;
Rinisë;
Sportit.
Përfituese nga thirrja e DKRS-së janë 29 OJQ nga 31 sa kanë aplikuar. Vlera e përgjithshme e përkrahjes financiare për këtë vit është: 189.400€, apo 17% më shumë se në vitin 2023.
Nga viti në vit, përkrahja për kulturën, për rininë dhe për sportin, është rritur e do të vazhdojë të rritet edhe më shumë.
Ju urojmë suksese të gjithë përfituesve!