Republika e Kosoves

Rahovec

NËNSHKRUHET MEMORANDUMI I MIRËKUPTIMIT ME TEACH FOR KOSOVA

2024/09/06 - 10:09

Sot, kryetari Latifi nënshkroi memorandum mirëkuptimi me Teach For Kosova, për të mbështetur zhvillimin e klubeve të “Aktivizmit qytetar” për nxënësit e ShML “Xhelal Hajda – Toni” dhe IAAP “Selajdin Muallaabazi – Mici”.
Ky memorandum ka për qëllim të inkurajojë pjesëmarrjen aktive të nxënësve në shkolla, duke u dhënë mundësi të angazhohen në aktivitete qytetare dhe të zhvillojnë aftësi kritike për të ardhmen e tyre.
Ky partneritet do të ndihmojë gjithashtu në përmirësimin e arsimit parauniversitar dhe kjo marrëveshje forcon angazhimin tonë për të ngritur cilësinë e arsimit në Rahovec.