Republika e Kosoves

Rahovec

NJOFTIM

2024/04/11 - 10:45

Për nder të ditëve përkujtimore për dëshmorët e rënë në këto data, Komuna e Rahovecit në bashkëpunim me OVL e UÇK-së, organizon homazhe në këto vendbanime:
Pataqan i Poshtëm:
Më 12 prill 2024, në orën 11:00 te lapidari i dëshmorëve: Sadki Sylejmani, Reshat Zeka, Namik Zeka, Bekim Ahmeti dhe martirëve: Shemsije Hoti, Sutki Hoti dhe Ferat Daka.
Krushë e Madhe:
Më 13 prill 2024, në orën 11:00 te vendi i rënies së dëshmorëve Dalip Behra dhe Bekim Gashi.