Republika e Kosoves

Rahovec

NJOFTIM NGA DREJTORIA E BUJQËSISË

2024/05/23 - 3:14

Drejtoria e Bujqësisë, njofton fermerët vreshtar se nga sot ka filluar furnizimi me preparate për luftimin e sëmundjes “Cikadia e Hardhisë së Rrushit”. Fermerët që janë në listë duhet të drejtohen te Barnatorja Bujqësore “Agronomi” në Rahovec me pronar Gezim Cena për të marrë këto preparate.
Ju bëjmë thirrje që të merrni preparatet në kohë për të mbrojtur vreshtat tuaja dhe për të garantuar një prodhim cilësorë.
Poashtu aty do të merrni instruksionet e përdorimit gjatë spërkatjes.