Republika e Kosoves

Rahovec

NJOFTIM PËR DËGJIM BUXHETOR

2024/08/26 - 11:05

Duke u bazuar në Ligjin për menaxhimin e financave publike dhe përgjegjësitë, Statutit të Komunës së Rahovecit Nr.1005, Udhëzimin Administrativ (Mapl) Nr.04/2023 për Administratë të hapur në komuna, Komiteti për Politikë dhe Financa në bashkëpunim me Drejtorinë për Buxhet dhe Financa, Sekretarinë e Kuvendit si dhe Zyrën për Informim, bën këtë:
NJOFTIM PUBLIK
Njoftohen qytetarët e komunës e Rahovecit, për organizimin e dëgjimit buxhetor publik për përgatitjen e buxhetit për vitin 2025.
Ky dëgjim buxhetor publik, organizohet nga anëtarët e Komitetit për Politikë dhe Financa (KPF) dhe do të mbahet në sallën e Kuvendit Komunal,
Më: 6 shtator 2024 (e premte), në orën 10:00
Informacionet për qarkoret buxhetore dhe buxhetin e vitit 2025, mund t’i gjeni në: Webfaqen zyrtare të komunës https://kk.rks-gov.net/rahovec/?cat=31154 dhe Platformen e konsultimeve publike https://konsultimet.rks-gov.net/.
Kërkesat, komentet dhe sugjerimet mund t’i dërgoni edhe përmes këtyre emailave: skender.hamza@rks-gov.net, albion.krasniqi@rks-gov.net dhe blerta.gashi@rks-gov.net.