Republika e Kosoves

Rahovec

NJOFTIM PËR KONSULTIM PUBLIK

2024/08/15 - 11:20

Komuna e Rahovecit, respektivisht grupi punues për përgatitjen e Projekt planit lokal të veprimit për mbrojtje nga dhuna në familje, dhuna ndaj grave dhe dhuna në baza gjinore 2024-2026, duke u bazuar në Ligjin numër 03/L-040, për Vetëqeverisje Lokale, Statutin e Komunës së Rahovecit Nr.1005, i datës 29.3.2017 dhe Nenit 7, të Udhëzimit Administrativ (Mapl) Nr.04/2023 për Administratë të Hapur në Komuna, lëshon këtë:
NJOFTIM PUBLIK
Lidhur me organizimin e konsultimit publik me qytetarë për përgatitjen e Projekt planit lokal të veprimit për mbrojtje nga dhuna në familje, dhuna ndaj grave dhe dhuna në baza gjinore 2024-2026
Ky dokument do të jetë në konsultim publik nga data 15.8.2024, deri më 16.9.2024, ndërsa konsultimi publik me qytetarë do të mbahet më 29.8.2024, në sallën e Kuvendit Komunal, me fillim në orën 10:00.
Komentet dhe sugjerimet mund t’i dërgoni deri me datën 15.9.2024, në orën 16:00, në emailat e zyrtarëve: Alban.I.Gashi@rks-gov.net , Blerta.gashi@rks-gov.net dhe skender.hamza@rks-gov.net.