Republika e Kosoves

Rahovec

NJOFTIM PUBLIK

2024/06/10 - 1:26

Duke u bazuar në Ligjin Nr. 03/L-040, për Vetëqeverisje Lokale, Statutin e Komunës së Rahovecit. Nr. 1005 i datës, 29.3.2017 si dhe nenit 31 të Udhëzimit Administrativ MAPL Nr.04/2023 për Administratë të Hapur në Komuna, Komiteti për Politikë dhe Financa në bashkëpunim me Drejtorinë për Buxhet dhe Financa si dhe Zyrën për Informim, bëjnë këtë:
NJOFTIM PUBLIK
Lidhur me organizimin e konsultimit publik për Kornizën Afatmesme Buxhetore (KAB) për vitet 2025-2027.
Konsultimi publik do të mbahet me 20.6.2024, në Sallën e Kuvendit Komunal në Rahovec me fillim në ora 10:00. Ky konsultim organizohet nga Komiteti për Politikë dhe Financa i Kuvendit Komunal të Rahovecit.
Komentet dhe sugjerimet mund t’i dërgoni deri me datë 19.06.2024 në ora 16:00, në emailat e zyrtarëve: skender.hamza@rks-gov.net, blerta.gashi@rks-gov.net dhe albion.krasniqi@rks-gov.net
Qarkoren e parë buxhetore mund ta gjeni në këtë link: https://kk.rks-gov.net/…/4306-134-KORNIZA-AFATMESME…
Ueb faqen zyrtare në rubrikën dokumente në konsultim publike:
https://kk.rks-gov.net/…/dokumente-ne-konsultim-publik/
Platformën për Konsultime Publike:
https://konsultimet.rks-gov.net/consultations.php…
Mirë se vini!