Republika e Kosoves

Rahovec

PËRFUNDOI KONSULTIMI PUBLIK PËR KORNIZËN AFATMESME BUXHETORE PËR VITET 2025-2027.

2024/06/20 - 2:48

Në sallën e kuvendit komunal, sot, u mbajt konsultimi publik për KAB-in, i organizuar nga Komiteti për Politikë dhe Financa.
Të pranishëm në sallë ishin anëtarët e KPF-së, drejtori i financave z. Afrim Limani, përfaqësuesit e fshatrave, monitoruesit nga OSBE dhe përfaqësuesit e OJQ-ve.
Kryesuesi i kuvendit, respektivisht i KPF-së Arbër Zenuni, tha që jemi këtu që t’i marrim kërkesat tuaja. Duke u bazuar në prioritete dhe mundësitë buxhetore, kërkesat e parashtruara do të inkorporohen në buxhetin e vitit 2025.
Drejtori i Drejtorisë për Buxhet dhe Financa, z.Afrim Limani gjatë fjalës së tij dha disa informata bazë rreth buxhetit 2025. Foli për limitet dhe tavanet buxhetore rreth
Qarkores së parë buxhetore.
Buxheti për 2025 është 20.982.000€
Ky buxhet përbëhet nga granti i administratës, granti i arsimit, i shëndetësisë dhe i këshillit të Hoçës së Madhe. Në fund theksoi se në shumicën e kategorive buxhetore, kemi rritje te konsiderurshme të buxhetit për vitin 2025.
Zyrtarja për Informim, lexoi disa prej kërkesave që kanë ardhur në mënyrë elektronike nga përfaqësuesit e fshatrave.
Pyetjet dhe kërkesat e parashtruara janë evidentuar nga zyrtarët përkatës dhe do të përfshihen në procesverbal dhe raportin final.