Republika e Kosoves

Rahovec

PËRFUNDOI MBLEDHJA E RREGULLT E KUVENDIT KOMUNAL TË RAHOVECIT, E PESTA PËR KËTË VIT KALENDARIK 🗓️

2024/06/04 - 11:00

👨🏻‍⚖️Udhëhequr nga Kryesuesi – Arbër Zenuni, u mbajt seanca e muajit maj, e pesta e rregullt për këtë vit kalendarik.

👔Të pranishëm në seancë përveç kuvendarëve, si zakonisht ishin edhe Kryetari i Komunës, Smajl Latifi, Nënkryetari Fatmir Iska, drejtorët e drejtorive komunale, zyrtarët komunalë, mediat që monitorojnë seancën dhe përfaqësuesit e OSBE-së.

⚠️Kuvendari, Defrim Kafexhiu, propozoi përsëri që pika e dytë standarde e rendit të ditës, e që tani është e fundit (Pyetjet, përgjigjet dhe diskutimet e kuvendarëve), të bartet përsëri në vend të dytë.

⚠️Me mirëkuptim, kryetari i komunës theksoi që propozimi të vendoset në votim, të votohet dhe nga muaji qershor, pika e fundit të rikthehet si e dyta.

✅Me 19 vota pro dhe 3 vota kundër, propozimi kaloi.

🗣️Fillimi i seancës u karakterizua me aprovimin e pikave të rendit të ditës, duke përfshirë edhe diskutime të ndryshme rreth pikave.

Pyetjet dhe diskutimet ishin rreth: 👇🏼

🔹 U diskutua rreth propozimit për shpalljen “Qytetar Nderi” të ish-Kryeministrit të Republikës së Shqipërisë, z.Pandeli Majko. Propozimi kaloi njëzëri.

🔹Njëzëri kaloi edhe propozim-vendimi për themelimin e Shtëpisë-muze të dy heronjve të Kosovës, Bedrush dhe Feim Gashi, përkatësisht, Oda e Avdi (Sherif) Gashit, në fshatin Drenoc.

🔹Shqyrtimi i vendimit për konstituimin e së drejtës së servitutit sendor në zonën kadastrale në Rahovec dhe vendimi tjetër në zonën kadastrale në Zoqisht, ishin dy pika të rëndësishme që u votuan unanimisht.

📋RENDI I DITËS me 8 pika, ishte ky👇🏼

  1. Shqyrtimi dhe miratimi i procesverbalit nga mbledhja e kaluar;
  2. Shqyrtimi dhe miratimi i propozim-vendimit për miratimin e vendimit për shpalljen “QYTETAR NDERI” të Komunës së Rahovecit, z. Pandeli Majko, ish-kryeministër i Republikës së Shqipërisë;
  3. Shqyrtimi dhe miratimi i vendimit për themelimin e Shtëpisë-muze të dy heronjve të Kosovës, Bedrush dhe Fehim Gashit;
  4. Shqyrtimi dhe miratimi i propozim-vendimit për miratimin e vendimit paraprak për dhënien e pronës së paluajtshme të Komunës në shfrytëzim, personave fizikë dhe juridikë nga 1 (një), deri në 15 (pesëmbëdhjetë) vjet, P- 01039-0, ZK- Xërxë;
  5. Shqyrtimi dhe miratimi i vendimit për formimin e komisionit për zbatimin e procedurave dhe për vlerësimin e ofertave të dhënies në shfrytëzim të pronës së paluajtshme të komunës, P- P- 01039-0, ZK- Xërxë;
  6. Shqyrtimi dhe miratimi i vendimit për konstituimin e të drejtës së servitutit sendor (të drejtës së kalimit) në parcelat publike P-71510057-02680-1 dhe P-71510057-02680-2, zk – Rahovec;
  7. Shqyrtimi dhe miratimi i vendimit për konstituimin e të drejtës së servitutit sendor (të drejtës së kalimit) në parcelen publike kadastrale, sipas certifikatës së pronësisë P-71510032-00069-0, zk – Zoqisht;
  8. Pyetjet, përgjigjet dhe diskutimet e kuvendarëve.

✅Seanca u cilësua mjaft efikase.

Pikat e rendit të ditës u votuan me shumicë votash dhe njëzëri nga anëtarët e kuvendit.

🖥️✍🏻Si gjithmonë edhe për këtë seancë, nga Sekretaria e Kuvendit do të përgatitet procesverbal dhe i njejti do të publikohet në këtë vegëz në web-faqen zyrtare të komunës:  https://kk.rks-gov.net/…/ekstraktet-e-procesverbaleve…/

💿Video-incizimin e mbjedhjes së kuvendit mund ta gjeni në këtë vegëz: https://kk.rks-gov.net/rahovec/video-incizimet-e-mbledhjeve/