Republika e Kosoves

Rahovec

THIRRET MBLEDHJA E KOMITETIT PËR POLITIKË DHE FINANCA (KPF), E KATËRTA PËR VITIN 2024

2024/04/05 - 8:54

🔹 Ftohen anëtarët e Komitetit për Politikë dhe Financa (KPF) të KK Rahovec, që të marrin pjesë në mbledhjen e katërt e cila do të mbahet me datë: 18 prill 2024, (e enjte), me fillim në ora 10:00, në sallën e Kuvendit Komunal – Rahovec.
🔹Për këtë mbledhje propozohet ky
REND DITE 👇🏼
1. Shqyrtimi dhe miratimi i procesverbalit nga mbledhja e kaluar;
2. Shqyrtimi i vendimit për përbërjen dhe organizimin e Komitetit për Arsim në Komunën e Rahovecit;
3. Shqyrtimi i propozim-vendimit për miratimin e vendimit paraprak për dhënien në shfrytëzim të pronës së paluajtshme të Komunës personave fizikë dhe juridikë, P- 71510057-01643-1, zk – Rahovec;
4. Shqyrtimi i vendimit për formimin e komisionit për zbatimin e procedurave dhe vlerësimin e ofertave të dhënies në shfrytëzim të pronës së paluajtshme të komunës, P- 71510057-01643-1, zk – Rahovec;
5. Shqyrtimi dhe miratimi i propozim-vendimit për dhënien e pronës së paluajtshme të Komunës – hapësirën e objektit të QKMF-së për shfrytëzim Ministrisë së Shëndetësisë;
6. Shqyrtimi i propozim-vendimit për themelimin e Muzeut të Masakrës së Krushës së Madhe;
7. Shqyrtimi i propozim-vendimit për shpalljen me interes të përgjithshëm publik pjesën e parcelës P-01469-1, zk – Rahovec;
8. Shqyrtimi i propozim-vendimit për miratimin e vendimit paraprak për dhënien në shfrytëzim të pronës së paluajtshme të Komunës personave fizikë dhe juridikë, P- 71510069-01505-0, zk – Retijë;
9. Shqyrtimi i vendimit për formimin e komisionit për zbatimin e procedurave dhe vlerësimin e ofertave të dhënies në shfrytëzim të pronës së paluajtshme të komunës
10. Shqyrtimi i propozim-vendimit për caktimin e komisionit për përzgjedhjen e drejtorit/es dhe zëvendësdrejtorit/eshës së institucioneve edukativo-arsimore dhe aftësuese parauniversitare (IEAAP);
11. Të ndryshme.