Republika e Kosoves

Rahovec

U MBAJT DËGJIMI BUXHETOR ME QYTETARËT E RAHOVECIT, ME FOKUS QUMËSHTARËT

2024/08/07 - 11:11

Cikli i dëgjimeve buxhetore, vazhdoi me qumështarët, në objektin e grumbullimit të qumështit në Ratkoc, për t’i mbledhur kërkesat dhe nevojat mbi buxhetin e vitit 2025.

Kryetari Komunës, z. Smajl Latifi, paraqiti informacionet kyçe lidhur me planifikimin dhe menaxhimin e buxhetit të komunës, si dhe drejtori i financave, z.Afrim Limani shpalosi në mënyrë më të detajuar buxhetin e Komunës së Rahovecit për vitin 2025.

Buxheti i Komunës së Rahovecit për vitin 2025 do të jetë në vlerë: 20.982.000€

Kërkesat që u parashtruan ishin:

🔻Fermerët e komunave tjera a mund të përfitojnë nga subvencionimi i komunës së Rahovecit;

🔻 Në cilën formë bëhet subvencionimi;

🔻Cilat janë kriteret dhe forma e aplikimit për subvencionim.

Në vazhdën e debatit pati edhe biseda interaktive të përgjithshme rreth kërkesave të ndryshme;

Grupi punues do t’i shqyrtojë pyetjet dhe kërkesat dhe në raportin final do t’i gjeni me arsyetime të sakta, i cili do të publikohet në ueb-faqen zyrtare të Komunës së Rahovecit.

Sugjerimet dhe kërkesat tuaja mund t’i parashtroni online përmes këtyre e-mail adresave:

ekrem.bytyqi@rks-gov.net

blerta.gashi@rks-gov.net

skender.hamza@rks-gov.net