Republika e Kosoves

Rahovec

U MBAJT DËGJIMI I TRETË PUBLIK BUXHETOR

2024/05/23 - 3:22

Përfundoi dëgjimi buxhetor me drejtorë të shkollave, koordinatorë të cilësisë, me psikologë dhe pedagogë.
Kryetari i Komunës z. Smajl Latifi, paraqiti limitet buxhetore bazuar në Qarkoren e parë buxhetore, po ashtu potencoi që dëgjimet e hershme si këto, na ndihmojnë që nevojat dhe kërkesat e qytetarëve të jenë më të qarta dhe më të drejtpërdrejta, si dhe të përfshihen në planifikimin e hershëm buxhetor për vitin 2025.
Gjithashtu, u diskutua mbi nevojat dhe prioritetet e përbashkëta të komunës dhe të qytetarëve.
Të gjitha kërkesat evidentohen nga grupi punues dhe sipas mundësive buxhetore do të inkorporohen në Kornizën Afatmesme Buxhetore për vitin 2025.