Republika e Kosoves

Rahovec

U MBAJT MBLEDHJA E RREGULLT E KUVENDIT KOMUNAL TË RAHOVECIT, E TETA PËR KËTË VIT KALENDARIK

2024/08/23 - 5:48

👨🏻‍⚖️Udhëhequr nga Kryesuesi – Arbër Zenuni, u mbajt seanca e muajit gusht, e teta e rregullt për këtë vit kalendarik, 23 gusht 2024.
👔Të pranishëm në seancë përveç shumicës së kuvendarëve (27), si zakonisht ishin edhe Kryetari i Komunës, Smajl Latifi, Nënkryetari Fatmir Iska, drejtorët e drejtorive komunale, zyrtarët komunalë, mediat që monitorojnë seancën dhe përfaqësuesit e OSBE-së.
☑️Fillimi i seancës karakterizohet me votim të procesverbalit nga mbledhja e kaluar, për të vazhduar me diskutime dhe pyetje të ndryshme drejtuar kryetarit dhe drejtorive përkatëse.
🗣️Pyetjet dhe diskutimet ishin rreth këtyre çështjeve: 👇🏼
🔸Kontrata kolektive – procedurat përmbarimore;
🔸Buxheti i komunës;
🔸Thatësirat në bujqësi – dëmi i shkaktuar;
🔸Objektet e QMF-së në Fortesë dhe Opterushë, sfiduese me kundërmim dhe lagështi;
🔸Objekti i QMF-së në drenoc – mungesë të barnave;
🔸Gjendja jo e mirë e kanalizimit në lagjen “Elshani” – Brestoc;
🔸Dakordimi me Ministrinë e Financave për shtyerjen e afatit për zbatimin e kontratës kolektive;
🔸Konkurset – punësimet në QKMF;
🔸Çështja e ujit të pijshëm – reduktimet;
🔸Rrugët: ”Xhafer Nurkasa”, “Gëzim Mullabazi” dhe “Mexhid Mustafa” – në gjendje jo të mirë, nevojë për intervenime;
🔸Të prekurit nga përmbytjet dhe vërshimet e vitit 2022 – puna e komisionit vlerësues;
🔸Kamerat e sigurisë në shkolla;
🔸Trajtimi i qenve endacakë;
📋RENDI I DITËS ishte voluminoz me 12 pika👇🏼:
1. Shqyrtimi dhe miratimi i procesverbalit nga mbledhja e kaluar;
2. Pyetjet, përgjigjet dhe diskutimet e kuvendarëve.
3. Shqyrtimi dhe miratimi i vendimit për dhënien e pëlqimit për ndarjen e mjeteve financiare në shumën prej 10,000.00 € (dhjetë mijë euro), Shoqatës “Zona e Pashtrikut”;
4. Shqyrtimi dhe miratimi i vendimit për dhënien e pëlqimit për dhënien e pronës me qira 1-15 vjet P-05058-0, ZK – Rahovec;
5. Shqyrtimi dhe miratimi i vendimit për formimin e komisionit për zbatimin e procedurave dhe vlerësimin e ofertave të dhënies në shfrytëzim të pronës së paluajtshme të komunës, P-05058-0, ZK Rahovec;
6. Shqyrtimi dhe miratimi i vendimit për dhënien e pëlqimit për dhënien e pronës me qira 1-40 vjet P-00772-10, ZK – Xërxë;
7. Shqyrtimi dhe miratimi i vendimit për formimin e komisionit për zbatimin e procedurave dhe vlerësimin e ofertave të dhënies në shfrytëzim të pronës së paluajtshme të komunës, P – 00772-10, ZK- Xërxë;
8. Shqyrtimi dhe miratimi i vendimit për miratimin e vendimit paraprak për dhënien në shfrytëzim afatgjatë të pronës së paluajtshme komunale, për ndërtimin e çerdhes për fëmijë, P – 02680-1, ZK-Rahovec;
9. Shqyrtimi i Raportit të Auditimit për Pasqyrat Financiare Vjetore të Komunës së Rahovecit për vitin 2023;
10. Shqyrtimi i Planit të Veprimit për Zbatimin e Rekomandimeve të ZKA-së për vitin 2023;
11. Shqyrtimi i Raportit të Performancës Komunale për vitin 2023;
12. Shqyrtimi i Raportit 6-mujor të punës së Këshillit të Fshatit Hoçë e Madhe.
🗣️Seanca u cilësua dinamike dhe konstruktive! Pikat e rendit të ditës u votuan me shumicë votash dhe njëzëri nga anëtarët e kuvendit.
🖥️✍🏻Si gjithmonë edhe për këtë seancë, nga Sekretaria e Kuvendit do të përgatitet procesverbal dhe i njejti do të publikohet në këtë vegëz në web-faqen zyrtare të komunës: https://kk.rks-gov.net/…/ekstraktet-e-procesverbaleve…/
💿Video-incizimin e mbjedhjes së kuvendit mund ta gjeni në këtë vegëz:https://kk.rks-gov.net/rahovec/video-incizimet-e-mbledhjeve/