Republika e Kosoves

Rahovec

U MBAJT TAKIMI I RREGULLT KOORDINUES ME DREJTORË DHE KRYETARË TË KËSHILLAVE TË SHKOLLAVE

2024/04/24 - 1:03

Sot, kryetari Latifi së bashku me drejtorin e DKA-së mbajtën takimin e radhës me drejtorët e shkollave, koordinatorët për cilësi dhe me kryetarët e këshillave drejtuese të shkollave të komunës sonë.
Çështjet si mbarëvajtja e procesit edukativo-arsimor, aspektet e sigurisë në shkolla, funksionimi i mirë i organeve drejtuese të shkollave dhe koordinimi i aktiviteteve të përbashkëta, ishin tema për të cilat diskutuan sot.
Kërkoi nga drejtorët e shkollave dhe nga organet drejtuese të tyre, që të jenë në nivelin e duhur të detyrës dhe të rrisin nivelin e përkushtimit për proces të rregullt mësimor dhe funksionim të duhur të organeve drejtuese në funksion të ngritjes së cilësisë në arsim.
Gjithashtu, së bashku me drejtorin e DKA-së prezantuan ecurinë e projekteteve në vazhdim dhe atyre të planifikuara në fushën e arsimit.