Republika e Kosoves

Rahovec

U PËRKUJTUAN DËSHMORËT DALIP BEHRA DHE BEKIM GASHI

2024/04/13 - 4:43

25 vjet më parë, në një betejë të përgjakshme me armikun, ranë në logun e nderit, dëshmorët e kombit, Dalip Behra dhe Bekim Gashi nga Krusha e Madhe.
Sot, kryetari Latifi me bashkëpunëtorë, bashkëluftëtarë e familjarë, nderuan kujtimin e emrit dhe veprën e tyre madhështore, e cila kulmoi më 13 prill 1999, te vendi i rënies, i njohur si Rrezet e Krushës.
“Falë sakrificës së heronjve e të dëshmorëve të kombit, sot ne gëzojmë lirinë, shtetin e pavarur dhe sovran, si dhe përparimin më të madh kombëtar, i cili pashmangshëm po ec drejt bashkimit përfundimtar”.- u shpreh kryetari Latifi.