Sot, në 26-vjetorin e rënies në përballje me forcat pushtuese serbe, u nderua kujtimi dhe vepra e pavdekshme ndër breza të heronjve tanë: Xhelal Hajda-Toni, Selajdin Mullabazi-Mici, Hamdi Hajrizi, Bektesh Haliti dhe Nezir Ymeri.
Me këtë rast u bënë homazhe në parkun e qytetit te shtatoret e komandantëve Toni e Mici, te kopshti i dëshmorëve si dhe te kulla e heronjve në Opterushë.
Pas homazheve, në sallën e Qendrës Kulturore “Mensur Zyberaj” në Rahovec, u kremtua edhe Dita e Shkollës së Mesme të Lartë “Xhelal Hajda-Toni” Rahovec, përmes aktivitetetve të organizuara nga nxënësit dhe mësimdhënësit.
Lavdi heronjve, dëshmorëve dhe të gjithë të rënëve për liri!