Republika e Kosoves

Rahovec

U VENDOSEN PAJISJET PROFESIONALE TË ZËRIMIT DHE PËRKTHIMIT NË SALLËN E MUZEUT UKSHIN HOTI

2024/09/10 - 3:08

Komuna e Rahovecit vazhdon me angazhimet për përmirësimin e infrastrukturës kulturore. Një tjetër projekt i rëndësishëm nga Drejtoria për Kulturë, Rini dhe Sport (DKRS) ka përfunduar me sukses. Në sallën e mbledhjeve të muzeut Ukshin Hoti në Krushë të Madhe, u vendosën pajisjet profesionale të zerimit dhe përkthimit, të cilat do të mundësojnë mbajtjen e takimeve, konferencave, tribunave shkencore dhe aktiviteteve të ndryshme.