Republika e Kosoves

Rahovec

ZGJATET AFATI I APLIKIMIT PËR PAGESAT DIREKTE-SUBVENCIONE 2024

2024/04/12 - 3:41

♻️Duke qenë se afati i aplikimit për PPD 2024, ka qenë deri me datë 12 prill 2024, afat ky i pamjaftueshëm për të kryer në kohë pranimin e aplikacioneve për fermerët, ku dihet që Komuna e Rahovecit, ka numrin më të madh mbi 3100 fermerë aktiv.
♻️Prandaj, drejtoria e BPZHR-së, ka kërkuar nga MBPZHR, që të zgjas afatin për pranimin e aplikacioneve, duke ju mundësuar kështu të gjithë fermerëve që të shfrytëzojnë të drejtën e aplikimit për Subvencione.
♻️Si zakonisht pranimi i aplikacioneve edhe këtë vit është bërë në tre qendra: Rahovec, Ratkoc dhe Krushë e Madhe, por përsëri ka qenë e pamundur të përfundojë në kohë pranimi i aplikacioneve për të gjithë fermerët.
♻️Sot, morëm konfirmimin që është aprovuar kërkesa e Komunës së Rahovecit nga Ministria e Bujqësisë për zgjatje të afatit për aplikim deri më datë 29 prill 2024.
Kërkojmë nga fermerët që të i përmbahen këtij afati!