Administratë
Drejtoria për Administratë të Përgjithshme, në mbështetje të dispozitave ligjore, nënligjore, statutare dhe të rregulloreve komunale, ushtron autorizimet dhe përgjegjësitë për mbrojtjen e interesave të Komunës dhe qytetarëve si në vijim:
Brenda drejtorisë për Administratë të përgjithshme do të funksionojnë këto, sektorë:
- Sektori i Gjendjes Civile,
- Sektori për punë të përbashkëta,
- Njësia për të drejtat e njeriut, barazi gjinore dhe integrime evropiane.
Kjo drejtori do të përkujdeset që të jetë në funksion dhe të bëjë:
- Zbatimin e dispozitave ligjore në organet e Administratës Komunale,
- Planifikimin e buxhetit të drejtorisë dhe kujdesin për menaxhimin e saj,
- Ofrimi i komunikimit korrekt me qytetarë, vënia në dispozicion të qytetarëve të kërkesave, t’i këshillojë dhe jep ndihmë juridike–administrative për mënyrën e plotësimit të kërkesave,
- Regjistrimi i të gjitha kërkesave të palëve,
- Raportimi për lëndët e kryera gjatë secilit muaj,
- Shërbimet e sigurimit dhe mirëmbajtjes së objekteve,
- Shërbimet e gjendjes civile që përfshijnë statusin civil të qytetarëve,
- Bën pranimin dhe arkivimin e lëndëve të përfunduara nga ana e drejtorive përkatëse dhe të njëjtat i arkivon në depon arkivore të komunës ose drejtpërdrejtë në arkivimin ndër komunal,
- Kryen edhe detyra tjera që lidhen me arkivimin dhe lëndët arkivore në pajtim me ligjin,
- Shërbimet që kanë të bëjnë me fushën e logjistikës dhe funksionimin e saj,
- Identifikon nevojat e institucionit që kanë të bëjnë me çështjet logjistike dhe bën regjistrimin e tyre,
- Shërbimet që kanë të bëjnë me fushën e logjistikës dhe funksionimin e saj, ku përfshihet menaxhimi i parkut të automjeteve, kujdesi për mirëmbajtjen e automjeteve zyrtare, furnizimi me derivate, etj.,
- Regjistrimi dhe mbajtja e evidencës së materialit zyrtar, që pranohet dhe dorëzohet nga depoja e Komunës,
- Organizon transportin e zyrtarëve komunal në përputhje me agjendën zyrtare,
- Kujdeset për mirëmbajtjen servisimin dhe regjistrimin e automjeteve zyrtare,
- Furnizimi me derivate dhe përcjellja e shpenzimeve ditore, mujore dhe vjetore,
- Regjistrimin dhe mbajtjen e evidencës së materialit zyrtar që pranohet dhe dorëzohet nga depoja e komunës,
- Kujdeset për furnizimin me material të nevojshëm për organet e administratës, duke mbajtur evidencën e nevojshme në librin e evidencës se shpenzimeve,
- Kujdeset për shërbimet postare, dorëzimin e ekspeditivin e shkresave zyrtare,
- Kujdeset për ruajtjen e objekteve dhe autoparkun,
- Kujdeset për mirëmbajtjen e objektit riparimin e pjesëve të prishura ndërrimin e tyre si dhe mirëmbajtjen e aparateve për nxehje, ujësjellësit, kanalizimit dhe instalimeve të rrymës,
- Kujdeset për pajisjet e teknologjisë informative, në të gjitha objektet dhe sektorët si brenda institucionit të komunës ashtu edhe jashtë saj, përfshirë edhe Kuvendin e Komunës gjatë seancave,
- Kujdeset për servisimin e pajisjeve dhe mirëmbajtjen e tyre,
- Ndihmon nëpunësit për hapjen dhe përdorimin e programeve kompjuterike,
- Pranon kërkesat e qytetarëve, në lidhje me regjistrim në regjistrat e gjendjes civile, ofrimin e shërbimeve për qytetarë nga aspekti i gjendjes civile,
- Mbajtja dhe ruajtja e librave amëz të lindurve, martuarve dhe vdekurve, regjistrimin e të porsalindurve në LAL, Regjistrimin e të vdekurve në LAV,
- Kryen procedurat e kurorëzimit të martesave brenda dhe jashtë Komunës dhe regjistrimin në LAM,
- Ndryshimin dhe përmirësimin e emrit personal, sipas kërkesës së palës,
- Lëshon certifikatat (për faktet që mbajnë evidencë sipas detyrës zyrtare): certifikatat lindjeve, jetës, statusit martesor, martesës, vendbanimit, vdekjes, aktvdekjen, bashkësisë familjare, shtetësisë dhe deklaratën për mbajtjen e familjes,
- Zhvillon procedurën për fitimin dhe humbjen e shtetësisë, dhe koordinimin me organet e nivelit qendrorë, dhe organet tjera kompetente, në aspektin e gjendjes civile,
- Lëshon kopje të lëndëve arkivore për qytetar dhe subjektet tjera në harmoni me ligjet në fuqi.