Republika e Kosoves

Rahovec

Kulturë, Rini dhe Sport

Në kuadër të kësaj Drejtorie themelohen sektorët me emërtime në vijim:

  1. Sektori për Kulturë
  2. Sektori për Rini, dhe
  3. Sektori për Sport

Drejtoria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit ushtron këto kompetenca:

  1. Udhëheqja me resurset lokale kulturore duke përfshirë Muzetë lokale dhe resurset e trashëgimisë kulturore,
  2. Udhëheqja me arkivin komunal, Teatrin, Bibliotekën e qytetit, Stadiumin e qytetit, Palestrën e sporteve dhe hapësirat tjera përcjellëse,
  3. Të organizojë dhe shënojë data me rëndësi historike kur kërkohet,
  4. Të organizojë debate për zhvillim dhe avancim të kulturës, rinisë dhe sportit,
  5. Të rishqyrtojë raportet kontraktuese në lidhje me objektet e kulturës, rinisë dhe sportit,
  6. Të grumbullojë shënime faktike mbi të arriturat në kulturë, rini dhe sport,
  7. Të bashkëpunojë ngushtë dhe të raportojë për punën e vetë kryetarit të Komunës, Kuvendit komunal, Komitetit përkatës kurdo që kërkohet,
  8. Të bashkëpunojë me nivelin qendror nga fushë veprimtaria përkatëse dhe këshilltarët nga këto fusha,
  9. Të bëjë regjistrimin e grupeve, klubeve, ansambleve etj.,
  10. Mbështetja e aktiviteteve kulturore, rinore dhe sportive si dhe për të zhvilluar renovimin e tyre brenda territorit të komunës,
  11. Të bashkëpunojë me qytete tjera e shtete, për të mundësuar një integrim të mirëfilltë dhe këmbim përvojash si dhe me OJQ, e organizata të tjera,
  12. Të respektojë, të përkrahë dhe të ndihmojë asociacione, klube, shoqata dhe të krijojë individ me aftësi të posaçme kreative, pa bërë ndonjë dallim racor, gjinor, religjioz dhe nacional etj.,
  13. Të ofrojë institucionet e veta në shërbim të përgjithshëm të qytetarëve (me veprimtaritë primare që kryejnë ato, por në raste emergjente dhe veprimtari të tjera);
  14. Të joshë investitorët, të kërkojë fonde shtesë,
  15. Të organizojë debate për zhvillim dhe avancim të rinisë, kulturës dhe sportit,
  16. Të kujdeset edhe për formacione të tjera nga sporti që nuk kanë hapësirë e kushte pune,
  17. Të bashkëpunojë me arsimin në lidhje me reformat dhe kushtet që mund t’i kenë të rinjtë,
  18. Të krijojë kushte për kthimin e rinisë në vend dhe riedukimin e tyre,
  19. Të organizojë anketa, seminare e trajnime të ndryshme, kyçje të të rinjve kosovarë në aktualitete rinore, evropiane e botërore dhe
  20. Ushtron edhe kompetenca tjera që do t’i përcaktohen me ligj ose që delegohen nga pushteti qendror.