2019/04/19 - 8:18
Në respekt të veprës heroike të dëshmorëve të kombit, Visar Hoti dhe Safet Latifi, nga fshati Ratkoc dje në 20 vjetorin e rënies së tyre u përkujtua dhe u nderua vepra e tyre heroike.
Gjatë ditës së djeshme, Kryetari i Komunës së Rahovecit z. Smajl Latifi, zyrtar komunal, përfaqësues nga Organizata e Veteranëve të Luftës, familjar të dëshmorëve dhe qytetar të shumtë përkujtuan veprën heroike të Dëshmorëve të Kombit Visar Hoti dhe Safet Latifi nga fshati Ratkoc.
Lavdi e Përjetshme!
19 prill 2019,
Rahovec
Zyra për Marrëdhënie me Publikun