Republika e Kosoves

Rahovec

INAUGUROHET PROJEKTI I FURNIZIMIT ME UJË TË PIJSHËM NË HOÇË TË MADHE, ZAQISHT, OPTERUSHË DHE ZONËN E EKONOMIKE-PARKU INDUSTRIAL NË OPTERUSHË

2024/08/19 - 2:44

Ky projekt i rëndësishëm erdhi si rezultat i një angazhimi të madh dhe këmbëngulës të komunës, K.R.U. “Gjakova” dhe komunitetit të kësaj zone e që është bashkëfinancim ndërmjet Komunës së Rahovecit, Ministrisë së Ekonomisë dhe K.R.U. “Gjakova”, i cili kap vlerën rreth 1 milion € e që synon furnizimin me ujë të pijshëm të mijëra qytetarëve të kësaj zone dhe mundëson përmirësim të madh të furnizimit me ujë të qytetit të Rahovecit (Zona e III-të), përkatësisht të pjesëve të epërme të qytetit.
Urime për një fillim të mbarë të realizimit të këtij projekti jetik për qytetarët e Rahovecit, të Hoçës së Madhe, të Zaqishtit, të Opterushës dhe për bizneset që pritet të operojnë në zonën ekonomike – parkun industrial në Opterushë.