Republika e Kosoves

Rahovec

Nënshkruhet marrëveshje mirëkuptimi me Universitetin “Haxhi Zeka” në Pejë

2024/08/20 - 1:22

Kryetari Latifi priti në takim rektorin e Universitetit “Haxhi Zeka” në Pejë, prof. dr. Armand Krasniqi, ku bisedoi për mënyrat e bashkëpunimit, me ç’rast u nënshkrua marrëveshje mirëkuptimi, për t’u angazhuar bashkërisht në organizimin e “Forumit Ekonomik Rajonal ‘Dukagjini’ (FERD)”, si dhe për organizimin e aktiviteteve të tjera.
Së bashku u pajtuan që t’i bashkërendojnë aktivitetet për afirmimin e çështjeve aktuale në fushën e jetës akademike dhe profesionale.
Kjo marrëveshje shënon një hap të rëndësishëm drejt përmirësimit të cilësisë së arsimit dhe të avancimit të institucioneve.