Pyetjet dhe diskutimet ishin rreth këtyre çështjeve:
Kontrata kolektive – procedurat përmbarimore;
Buxheti i komunës;
Thatësirat në bujqësi – dëmi i shkaktuar;
Objektet e QMF-së në Fortesë dhe Opterushë, sfiduese me kundërmim dhe lagështi;
Objekti i QMF-së në drenoc – mungesë të barnave;
Gjendja jo e mirë e kanalizimit në lagjen “Elshani” – Brestoc;
Dakordimi me Ministrinë e Financave për shtyerjen e afatit për zbatimin e kontratës kolektive;
Konkurset – punësimet në QKMF;
Çështja e ujit të pijshëm – reduktimet;
Rrugët: ”Xhafer Nurkasa”, “Gëzim Mullabazi” dhe “Mexhid Mustafa” – në gjendje jo të mirë, nevojë për intervenime;
Të prekurit nga përmbytjet dhe vërshimet e vitit 2022 – puna e komisionit vlerësues;
Kamerat e sigurisë në shkolla;
Trajtimi i qenve endacakë;
RENDI I DITËS ishte voluminoz me 12 pika
:
1. Shqyrtimi dhe miratimi i procesverbalit nga mbledhja e kaluar;
2. Pyetjet, përgjigjet dhe diskutimet e kuvendarëve.
3. Shqyrtimi dhe miratimi i vendimit për dhënien e pëlqimit për ndarjen e mjeteve financiare në shumën prej 10,000.00 € (dhjetë mijë euro), Shoqatës “Zona e Pashtrikut”;
4. Shqyrtimi dhe miratimi i vendimit për dhënien e pëlqimit për dhënien e pronës me qira 1-15 vjet P-05058-0, ZK – Rahovec;
5. Shqyrtimi dhe miratimi i vendimit për formimin e komisionit për zbatimin e procedurave dhe vlerësimin e ofertave të dhënies në shfrytëzim të pronës së paluajtshme të komunës, P-05058-0, ZK Rahovec;
6. Shqyrtimi dhe miratimi i vendimit për dhënien e pëlqimit për dhënien e pronës me qira 1-40 vjet P-00772-10, ZK – Xërxë;
7. Shqyrtimi dhe miratimi i vendimit për formimin e komisionit për zbatimin e procedurave dhe vlerësimin e ofertave të dhënies në shfrytëzim të pronës së paluajtshme të komunës, P – 00772-10, ZK- Xërxë;
8. Shqyrtimi dhe miratimi i vendimit për miratimin e vendimit paraprak për dhënien në shfrytëzim afatgjatë të pronës së paluajtshme komunale, për ndërtimin e çerdhes për fëmijë, P – 02680-1, ZK-Rahovec;
9. Shqyrtimi i Raportit të Auditimit për Pasqyrat Financiare Vjetore të Komunës së Rahovecit për vitin 2023;
10. Shqyrtimi i Planit të Veprimit për Zbatimin e Rekomandimeve të ZKA-së për vitin 2023;
11. Shqyrtimi i Raportit të Performancës Komunale për vitin 2023;
12. Shqyrtimi i Raportit 6-mujor të punës së Këshillit të Fshatit Hoçë e Madhe.