Republika e Kosoves

Rahovec

Zjarrfikësit shuan zjarret – apel për ndërgjegjësim dhe bashkëpunim

2024/08/23 - 9:05

Mbrëmë, zjarrfikësit tanë shuan zjarre të mëdha në Ratkoc, Dejnë dhe Baboc, duke mbrojtur komunitetin tonë nga një katastrofë e mundshme.
Në përpjekjet e tyre, ata u ndihmuan nga disa vullnetarë të guximshëm, të cilët treguan solidaritet dhe përkushtim ndaj sigurisë së përbashkët. Për fat të keq, zjarrvëniet e qëllimshme të hamulloreve janë bërë të zakonshme këtë verë, duke krijuar një rrezik të vazhdueshëm për pronën dhe jetën e njerëzve.
Ndërgjegjësimi qytetar për të mos ndezur hamulloret mbetet i ulët, dhe kjo kërkon një përpjekje të përbashkët për edukim dhe parandalim.
Ftojmë qytetarët për bashkëpunim në mënyrë që të zvogëlojmë rastet e zjarreve dhe të mbrojmë jetën e zjarrfikësve tanë, si dhe pronën dhe natyrën që na rrethon.