Republika e Kosoves

Rahovec

BALLKONI PANORAMIK – INVESTIM PËR TRANSFORMIM TË TURIZMIT NË RAHOVEC

2024/08/27 - 1:30

Sot, kryetari Latifi, bashkë me ministrin e Zhvillimit Rajonal, z. Fikrim Damka, me bashkëpunëtorë e me qytetarë, morën pjesë në fillimin e punimeve të projektit “Ndërtimi i Ballkonit Panoramik mbi qytetin e Rahovecit”, bashkëfinancim i Komunës së Rahovecit dhe MZHR-së.
Projekti i quajtur “Grape city”, është një hap i rëndësishëm në drejtimin e zhvillimit të turizmit të qytetit tonë.
Ky ballkon do të shërbejë si një vend unik për vizitorët dhe për qytetarët tanë, duke ofruar pamje të peizazhit të mrekullueshëm që na rrethon.
Urime!