Zyrtari për barazi gjinore Alban Gashi, paraqiti para të pranishmëve në pika të shkurtëra Projekt planin dhe veprimet konkrete qe duhet të ndërmarrin institucionet relevante në parandalimin e dhunës në familje.
Projekt plani lokal i veprimit për mbrojtje nga dhuna në familje, dhuna ndaj grave dhe dhuna në baza gjinore 2024-2026 është në konsultim publik deri më 15 shtator 2024 dhe mund të vazhdoni të jepni komentet tuaja në këto email adresa: Alban.I.Gashi@rks-gov.net, Blerta.Gashi@rks-gov.net dhe Skender.Hamza@rks-gov.net.