Republika e Kosoves

Rahovec

Sot, në Dejnë dhe në Dobidol, nderuan kujtimin për dëshmorët dhe martirët.

2024/09/04 - 4:09

Në Dobidol, kujtuan me nderim dëshmorin e kombit, Mark Sopjani, i cili ra më 4 shtator 1998.
Në Dejnë, kujtuan me nderim dëshmorin Arben Bytyçi, i rënë po ashtu më 4 shtator 1998.
Kanë kaluar 26 vjet nga tragjedia në vendin e quajtur Liskofc, mbi fshatin Dejnë, ku predhat e artilerisë serbe morën jetët e Leonora Bytyçit dhe të vëllait të saj, dëshmorit Arben Bytyçi. Aty u vranë edhe Minkadise Bytyçi, Sevdije Hoti, Elmaze Bytyçi, Shpresa Bytyçi, Bahrije Bytyçi, dhe fëmija 15-muajsh, Driton Hoti. Në Liskofc mbetën të plagosur edhe 56 të tjerë.
Dejni i ka dhënë luftës për liri dëshmorët: Arben Bytyçi, Bekim Bytyçi, Ramiz Krasniqi, Milaim Morina, Xhevdet Krasniqi, dhe Qemajl Bytyçi, si dhe martirët Gani Morina dhe Muhamet Hoti.