Republika e Kosoves

Rahovec

Kujdes me zjarret

2024/09/05 - 9:16

Në këto çaste, ekipi i zjarrfikësve dhe një grup vullnetarësh të përkushtuar, po bëjnë përpjekje të pandërprera për të shuar zjarrin që ka përfshirë zonën midis fshatrave Zoqisht dhe Hoçë e Madhe.
Situata mbetet e vështirë, por ekipi është i përkushtuar ta ndalojë përhapjen e zjarrit dhe t’i zvogëlojë sa më shumë dëmet që mund të shkaktohen.
“Ju bëj thirrje të tregojmë kujdes të veçantë gjatë kësaj periudhe të thatë, të shmanget ndezja e zjarreve në natyrë dhe të raportohet menjëherë për çdo zjarrvënie të dyshimtë tek autoritetet!”- u shpreh kryetari Latifi.
Bashkëpunimi i qytetarëve është thelbësor për mbrojtjen dhe për ruajtjen e natyrës!