Republika e Kosoves

Rahovec

KRYETARI LATIFI MIRËPRITI KOMANDANTIN E KFOR-IT ITALIAN PËR RAJONIN PERËNDIM, KOLONEL MUNDO

2024/09/05 - 9:19

Sot, kryetari i Komunës, Smajl Latifi mirëpriti komandantin e KFOR-it italian për Rajonin Perëndim, Kolonel Rocco Mundo, me bashkëpunëtorët e tij dhe përfaqësuesit e LMT-së në Rahovec.
E uroi për detyrën e re dhe diskutuan për sigurinë dhe për forcimin e bashkëpunimit, si dhe e falënderoi për ruajtjen e paqes dhe të stabilitetit në Kosovë.