Republika e Kosoves

Podujevë

Pozita gjeografike

Territori i Llapit zë hapësirën veriore dhe është një tërësi mikrogjeografike.Llapi ne kuptimin e gjerë përfshinë territorin e ujëmbledhjes se lumit Llap.Ujëmbledhja e Llapit fillon nga Mali i Argjendtë (Mote Argentorum ose Albanikos),(1789m), te cilin me vonë serbët e quajtën Kopaonik.Ujëmbledhësi topografik i lumit Llap përfshinë sipërfaqen prej 945,4 km.Kjo hapësir përafërsisht përputhët me territorin administrativ te komunës se Podujevës ne ndarjen e tashme te Kosovës.Podujeva si qytet ne rajonin e Llapit është qendra me e rëndësishme ekonomike, politike,administrative,arsimore,kulturore,shëndetësore dhe te tjera. Ne këtë qendër gravitojnë rreth 120 fshatra edhe pse një pjese e tyre ne aspektin administrativ, u përkasin qendrave te tjera te Prishtinës, Vushtrrisë dhe Mitrovicës.Ne aspektin administrativ, ne kohen e tashme, komuna e Podujevës përfshin 78 fshatra.Ne kuptimin e ngushte, disa nga këto fshatra i përkasin Gollapit te Llapit.

Rajoni i Llapit gjate historisë ka pasur ndryshime territoriale dhe adinistrative.Ne periudhën e pushtetit osman ky rajoni Llapit përfshinte territor te gjere dhe atëherë ishte organizuar ne aspektin administrativ si Nahija e Llapit dhe Nahija e Kosovës me qendër ne Kosove ose Bellasicë, si quhej ndryshe. Rajoni i Llapit ne aspektin territoriale pësoj pas Kongresit te Berlinit 1878, kur me shume se gjysmën e tokave te tij i pushtoj Serbia, ndërsa popullsia nga ato fshatra u shpërngul me dhune. Podujeva, nga kjo kohe deri ne vitin 1912 , për shkak te afërsisë se kufirit turk-serb, u be qendër e rëndësishme strategjike. Rreth i Llapit nga kjo kohe deri ne ditët e sotme mbeti nga serbet, me përjashtim te një kohe te Luftës se Pare Botërore dhe Luftës se Dyte Botërore.

Emri Llap-Treva e Llapit është emërtuar nga emri i hidronimit Llap.Ky emërtim fillon te përdoret ne Antike,Mesjete, por është ruajtur edhe ne Kohen e Re. Keto gjurma u përkasin disa shtresimeve etno-kulturore dhe gjuhësore;

1) ( para) indoevropiane: LAB

2) (proto) shqiptare: LLAP

Shume dijetare hidronimin Lab e marin si te lashte dhe e sjellin nga një alb-, nga mund te dilte lab-, alp-. Forma fonetike te shqipfolësit është Llap. Ne Mesjetë haset trajta Lapia, edhe sot i kane ruajtur ato emërtime. Forma fonetike te serbet është Llab. Ka pasur edhe përpjekje për riemërtim tjetër, por nuk kanë gjetur përkrahje edhe pse neper harta gjeografike shpesh janë shënuar.Ngjajshem eshte edhe me emervendin malor GOLLAB, ku germa B është zbutur ne P dhe del Gollapi. Kjo e vërteton origjinën ilire qe rezulton nga fisi Galabroi-Galabret, te cilët e banonin këtë rajon, i cili u emërtua Gallapi. Kështu dhe Straboni

përmend fisin ilir Dardi-Dardet, prej te cilëve edhe u quajtën Dardan dhe emervendi-Dardani. Këto mendime janë ngritur mbi baza shkencore.Pushtuesit nuk arritën ta ndryshojnë emërtimin e lumit Llap dhe rajonit te Llapit.

Llapi si rajon është i rrethuar me male.Nga ana perëndimore kufiri paraqet një vije natyrore kufizuese kundrejt komunës se Mitrovicës,sepse i mbahet shpateve lindore te maleve te Shalës se Bajgores. Nga ana veriore dhe lindore shtrihen malet, te cilat e ndajnë rajonin e Llapit nga Serbia, ku edhe Qafa e Përpellacit, Qafa e Merdarit dhe Qafa e Tullarit, ndërsa nga ana e jugut luginës se Llapit del ne Fushën e Kosovës, e cila fillon nga fshati Besi-Barilevë. Territori i Llapit është vend malor, por e ka edhe fushëgropën e Llapit si toke pjellore.

Llapi si tërësi mikrogjeogrsfike ndahet ne tri pjese:

1. Fushëgropa e Llapit, e cila shtrihet prej fshatit Repë ne veri dhe ne jug deri te fshati Besi-Barilevë, me një gjatësi prej më se 35 km dhe ne me një gjerësi prej 12-15 km ne vijën Batllavë-Llapashticë e Eperme.

2. Gryka e Llapit, e cila përfshinë territorin prej fshatit Repë deri ne fshatin Murgull, me një gjatësi prej rreth 14 km, dhe nga Bellasica deri te Kepi i Uglarit, qe është rreth 14 km ne gjerësi dhe

3. Gallapi i Llapit, i cili shtrihet nga fshati Batllavë e deri ne fshatin Medergofc dhe nga fshati Turuqicë deri ne Keqekollë dhe Koliq. Rajoni i Llapit ka lartësinë mesatare prej 826 m. ne vetëm 4,8 km te sipërfaqes se Llapit.Ky territor ka ma shume vise kodrinore- malore.

Komuna e Podujevës ka sipërfaqe prej: 632.97.km²

Podujeva është qendër e urbanizuar dhe përveç saj janë edhe 76 fshatra. Ne ketë komunë llogaritet se jetojnë rreth 130 mijë banor.

Pozita gjeografike

Podujeva me rrethine shtrihet ne shkallen prej 42-41-35 deri 43-08-13 te gjatësisë gjeografike veriore dhe 20-58–35 deri 21-26-35 te gjatësisë gjeografike lindore.

Territori i rajonit te Llapit fillon nga Kepi i Uglarit dhe shtrihet rrjedhës se lumit Llap i cili e lidh me Kosovën dhe me qafen e Përpellacit me Nishin.

Territori i rajonit te Llapit ka pozite te rëndësishme gjeografike e strategjike.Në këtë mënyrë, ky territor ndodhet ne qendër te Ballkanit.Neper rajonin e Llapit kalon rruga transitore qe e lidh Kosovën me magjistralen e Adriatikut dhe magjistralen e Shkupit. Podujeva si qendër me e rëndësishme e Llapit, nga Prishtina është larg 30 km. Me Prishtinën lidhet me vijën hekurudhore qe nga viti 1948. Nga Podujeva degëzohen rrugët rajonale. Prej tyre me te rëndesishnet janë :

Podujeve-Kërpimeh-Pollate dhe Lluzhan-Orllan. Ne ketë rajon janë 20 km rruge magjistrale, 100 km rruge rajonale dhe 150 km rruge lokale.Podujeva është e ngritur ne qendër te fushëgropës se Llapit ne lartësi absolute prej 608 m te lartësisë mbidetare  dhe karakterizohet si vendbanim subalpik. Për trojet etnike shqiptare është me rendësi te veçantë strategjia kufitare me Serbinë.

Pozita gjeografike e këtij rajoni ka qene me rendësi edhe gjatë historisë qe nga koha e lashte.

Karakteristikat morfologjike

Rrethi i Llapit përbëhet nga tri tërësi. Relievi malor i jep karakteristiken e hapësirës gjeografike. Kategorisë se territorit kodrinor dhe malor i përkasin 3/4 e sipërfaqes dhe për ketë cilësohet rajon me pak fushor.Nga tri anët shtrihen malet dhe vetëm ne derdhjen e lumit Llap lidhet me Fushën e Kosovës. Rajoni i Llapit ka lartësinë mesatare prej 826 m dhe për 4 m është me i ulet se rajoni i Kosovës. Pamja e përgjithshme ndryshon për shkak te përbërjes morfologjike dhe gjeologjike.

Ne anën veriore dhe ne anën perëndimore ngritën malet qe i përkasin sistemit te maleve te Argjendta (Kopaunikut). Pjesa e maleve me te larta te këtij sistemi shtrihen me ne perëndim, ne kufi me Shalën e Bajgores, respektivisht me komunën e Mitrovicës dhe Vushtrris si: Maja e Mprehte e Ostrokopja (1.879 m), Bareli (1.583 m), Mali i Ukshin Kovaqices (1.379 m), Kepi i Sokolit,Mali i Mus Popoves,Gerdeci (838 m ),Hunda e Lugut (763 m ). Në pjesën lindore te Llapit janë këto male:Mali i Uglarit ose Kepi i Uglarit (1.297 m), Kertinjaku (1.147 m), Perpellaci (947 m),Mali i Kravarices (963 m), Malet e Batllavës (1.213 m ), Mali i Merkonjes(1.017 m ), Mali i Brainës (933 m ),Gallapi,Suka e Shakovicës (671 m )dhe Mali i Rumanishtes. Te gjitha këto male ndahen njeri prej tjetrit ne forma te izoluara kodrinore dhe malore dhe shpesh me lumenj malor. Këta lumenj e kane bere erozionin duke formuar lugina te thella sidomos ne malet e sistemit te Malit te Argjendte, ne pjesën veriore dhe perëndimore. Pamjes morfologjike i ka paraprire predispozicioni i lëvizjeve tektonike te kohës se terciarit, kur ne shtresat gëlqerore janë formuar shtresa te trasha te shkëmbinjve vullkanik, te cilët, si rezultat i proceseve postvullkanike, jane bartës te xehes se plumbit e te zinkut.Këto xehe janë shfrytëzuar gjate historisë ne Labucë, afër burimit te lumit Llap.

Qafat dhe vendkalimet me te njohura qe e lidin Llapin me viset tjera janë: rruga qe kalon ne perëndim te Kepit te Uglarit dhe lidhet me Banjën e Llukovës e pastaj vijën Qafa e Tashefcit, Qafa e Përpellacit (814 m ),Qafa e Merdarit dhe Qafa e Tullarit.Nepër keto vende lidhjet bëhen me Serbinë. Neper Ballaban-Keqekollë-Qafa e Bubarit te Thate lidhet me Prishtinën. Me Prishtinën lidhet edhe me Gryken e Kulinës ose Ngushticën e Teneshdollit. Me Mitrovicën e lidhin Qafa e Gurit te Mullirit, Qafa e Kaqandollit dhe Qafa e Rzhanës.

Tërësinë morfologjike te rajonit te Llapit e përbën kryesisht fusha aluviale e lumit Llap dhe degeve te tij: lumit te Dumnicës, lumit te Batllavës, lumit te Kacanollit si dhe lumenj dhe përroje te tjera me te vogla. Para fazës liqenore behet shfaqja intenizive vullkanike.Nga kjo kohe kane mbetur tarrca fluviale anësore te brigjeve te lumit Llap dhe me këtë u be ngushtimi i shtratit te lumit. Llapi ne pjesën e tij me veriore shtron zalle te trash dhe ne rrjedhën e mesme dhe te poshtme rërë dhe lym.Me këtë toka behet pjellore dhe e përshtatshme për bujqësi dhe kopshtari.