Republika e Kosoves

Gjakovë

Përgjegjësitë

1. Misioni i Njësisë për Menaxhimin e Burimeve Njerëzore është të sigurojë menaxhimin efektiv të burimeve njerëzore përmes zhvillimit të procedurave, programeve dhe shërbimeve që kontribuojnë në arritjen e qëllimeve të institucionit dhe punonjësve duke bërë balancimin e duhur të nevojave të punonjësve dhe nevojave të institucionit, si dhe ushtron funksionet e    kompetencat në përputhje me ligjet dhe aktet nënligjore në fuqi në fushën e burimeve njerëzore.

2. Detyrat dhe përgjegjësitë e Njësisë së Menaxhimit të Burimeve Njerëzore janë:

  •  Siguron zbatimin e politikave, legjislacionit dhe procedurave për punësimin, dhe zhvillimin e burimeve njerëzore në Komunën e Gjakovës;
  •  Udhëheq procesin e planifikimit, rekrutimit, vlerësimit dhe zhvillimit të burimeve njerëzore si dhe menaxhon e mirëmban sistemin e informatave për menaxhimin e burimeve njerëzore të komunës;
  • Siguron identifikimin e nevojave për trajnimin, arsimimin dhe avancimin e burimeve njerëzore;
  • Udhëheq, planifikon, mbikëqyr dhe koordinon punët e njësive organizative në të gjitha aktivitetet e njësisë për menaxhimin e burimeve njerëzore dhe siguron funksionim efikas;
  • Siguron dhe ushtron kompetenca në përputhje me autorizimet dhe përgjegjësitë në funksion të zbatimit të legjislacionit, dokumenteve, kërkesave, procedurave, standardeve për institucionin në fushën e burimeve njerëzore;
  • Përgatit planin vjetor dhe planin afatmesëm të personelit, në pajtim me procesin e planifikimit buxhetor të komunës;
  • Mbështet njësitë organizative të Komunës në mënyrë profesionale dhe administrative në procesin e vlerësimit të rezultateve në punë të burimeve njerëzore;
  • Zhvillon procedurat e lëvizjes brenda kategorisë, ngritjes në detyrë dhe pranimin e nëpunësve të shërbimit civil si dhe zhvillon procedurat e pranimit për nëpunësit e shërbimit publikë (arsim, shëndetësi, kulturë, art, etj.) dhe nëpunësit administrativ dhe mbështetës deri në plotësimin e vendit të punës në bazë të legjislacionit në fuqi;
  • Siguron zbatimin e procedurave të vlerësimit të rezultateve në punë, pushimet, trajnimet, administron sistemin për vijueshmërinë në punë, procedurat disiplinore, procedurat e ankesave, pezullimin e marrëdhënies së punës, transferimin e nëpunësve, përfundimin e marrëdhënies së punës – lirimin nga shërbimi civil, vërtetimet, statistikat e të punësuarve etj., në bazë të legjislacionit në fuqi;
  • Mbështet dhe organizon punën e Komisionit Disiplinor për nëpunësit e shërbimit civil, Komisionit Disiplinor për nëpunësit e shërbimit publikë dhe Komisionit të Ankesave për nëpunësit e shërbimit publikë;
  • Në rast të ristrukturimit apo shuarjes së vendeve të caktuara të punës, brenda afateve ligjore krijon komisionin e ristrukturimit. Bazuar në rekomandimet e komisionit të ristrukturimit vendos për transferimet e zyrtarëve publikë;
  • Administron dosjet e personelit (dosje individuale) të institucionit dhe vendosjen e të gjitha të dhënave, proceseve dhe procedurave në sistemin elektronik (SIMBNJ);
  • Administron pagat, kompensimet në pagë, shpërblimet, shtesat në pagë të nëpunësve etj.;
  • Përcakton statusin e zyrtarëve publikë në harmoni me ligjin përkatës për zyrtarët publikë dhe rregulloren për deklarimin e statusit të zyrtarëve publikë;
  • Kujdeset për të drejtat dhe detyrimet e zyrtarëve publikë në kuadër të Komunës së Gjakovës, në pajtim me dispozitat e ligjore në fuqi;
  • Përgatit raportin vjetor dhe planin e punës për menaxhimin e burimeve njerëzore.