Republika e Kosoves

Mitrovicë e Jugut

Drejtoria e Shëndetësisë do të realizoj projektin “Vizitat sistematike mjekësore të nxënësve të shkollave fillore të mesme të ulëta dhe të mesme të larta”

2023/03/17 - 4:40

Drejtoria për Shëndetësi e Komunës së Mitrovicës do të realizojë projektin “Vizitat sistematike mjekësore të nxënësve të shkollave fillore të mesme të ulëta dhe të mesme të larta”, të cilat do të kryhen nga ekipet mjekësore të Qendrës Kryesore të Mjekësisë Familjare “Dr. Nexhat Çuni” të Mitrovicës.
Këto vizita që planifikohen të fillojnë në muajin prill do të përfshijnë të gjithë nxënësit dhe të gjitha shkollat fillore të mesme dhe të ulëta dhe të mesme të larta të Mitrovicës dhe përmes tyre do të përcaktohen mbi 30 parametra të shëndetit, rritjes dhe zhvillimit tek të gjithë nxënësit.
Për mbarëvajtjen e këtij projekti sot është mbajtur mbledhja e parë e Këshillit Drejtues të projektit , i cili përbëhet nga Fahri Shabani, drejtor i Drejtorisë për Shëndetësi , Drita Kadriu, drejtoresh e Drejtorisë së Arsimit, Fevzi Sylejmani, drejtor i Qendrës Kryesore të Mjekësisë Familjare, Luan Mehmeti, përfaqësues i Kolegjiumit të Drejtorëve të Shkollave dhe Musa Dibrani, kryetar i Këshillit të Prindërve në nivel komunal.
Në këtë takim janë vendosur kornizat kryesore të planit të implementimit të projektit, afatet kohore, pikat e bashkëpunimit dhe të koordinimit ndërinstitucional.
Po ashtu, është mbajtur edhe mbledhja e parë e grupit punues të implementimit të projektit, i cili përbëhet prej zyrtarëve të Drejtorisë për Shëndetësi, Drejtorisë për Arsim, QKMF-së dhe Këshillit të Prindërve.
Në këtë mbledhje morën pjesë edhe drejtori i Drejtorisë për Shëndetësi, Fahri Shabani dhe drejtoresha e Drejtorisë së Arsimit, Drita Kadriu, të cilët ofruan mbështetjen e tyre të plotë për mbarëvajtjen dhe implementimin e këtij projekti kaq të rëndësishëm për Mitrovicën.