Republika e Kosoves

Shtërpcë

DITËT E MJALTIT NË SHTËRPCE

2022/09/29 - 2:41

Në sheshin kryesor të Shtërpcës sot u hap manifestimi tradicional “Ditët e mjaltit”, organizuar nga dy shoqatat e bletarisë nga komuna jonë, ,,Sarplaninska pcela dhe Sarski roj”, në hapje ka marr  pjesë kryetari i komunës së Shtërpcës, z. Dalibor Jevtiq. .

Manifestimi i njëmbëdhjetë me radhë që ka mbledh bletarët dhe prodhuesit e prodhimeve të tjera të mjaltit nga rajoni dhe kësaj radhe ka mbledh  shumë qytetarë dhe shijues të interesuar në këtë panair.

Në panairin, i cili u mbështet nga Komuna, qytetarët patën mundësinë të provojnë produkte të ndryshme natyrale të mjaltit të cilat i kanë  ekspozuar prodhuesit, në mënyrë që produktet e tyre të dalë në plan të parë, nga ofertat e shumta  që ishin  e pranishme në panair, janë ofruar  ato me imagjinatë, kavanoza me huall mjaltë me dhe pa huall mjalti, dyllë, disa lloje propolisit të papërpunuar,  por edhe raki të shtëpisë, i ashtuquajturi raki me mjaltë.

Duke qenë se ky manifestim nuk mbledh vetëm prodhues vendor, por është i karakterit  regjional, nga 50 të ftuar ishin më shumë se 35 ekspozues, nga Graçanic, Llapje Selo, Livadjë, Gërnçar, Cernicë, Partesh e të tjerë.

Kryetari i Komunës së Shtërpcës, pas hapjes së manifestimit dhe me një degustim të produkteve të ofruara nga ekspozuesit, ju ka  drejtua qytetarëve dhe prodhuesve të pranishëm, duke thënë se kjo është një mundësi e jashtëzakonshme për të promovuar produktet e tyre, por edhe produkteve  dhe ofertave të komunës tonë, dhe që është  i lumtur që është  prezent, sepse kjo flet për rajonin tonë dhe gjithçka që ofron kjo natyrë e bukur e jona.

“Jam i kënaqur që Komuna e Shtërpcës ka mundur të ndihmojë dhe ne do të ndihmojmë edhe në të ardhmen dhe do të punojmë së bashku për ta ngritur këtë në një nivel më të lartë në të ardhmen”.

Meqë ra fjala, kryetari i falënderoi Bankës Finka, e cila përveç komunës e ka mbështetur edhe financiarisht këtë manifestim dhe ka  shprehur shpresën që të tjerë të bashkohen, që në të ardhmen të punojmë së bashku për ta bërë këtë manifestim  një nga shenj mbrojtës  të Zhupës së  Sirinjës.