Republika e Kosoves

Shtërpcë

SEANCA E PARË E RREGULLT E KUVENDIT TË KOMUNËS SË SHTRPCES

2024/01/26 - 3:25

Shtërpcë, 26 janar 2024.
Seanca e parë e rregullt e Kuvendit të Komunës së Shtërpcës filloi me shqyrtimin dhe miratimin e rendit të ditës si dhe të procesverbaleve nga dy seancat të cilat nuk mund të miratoheshin më herët për arsye teknike. Kryetari i Kuvendit, Predrag Gërbiq, i ka njoftuar këshilltarët për zbatimin e planit të punës së Kuvendit për vitin 2023, duke theksuar se plani është realizuar në tërësi.
Në seancat e Kuvendit kanë marrë pjesë të gjithë këshilltarët dhe janë marrë 19 vendime, janë paraqitur 11 raporte, janë miratuar 2 rregullore dhe është proceduar 1 kërkesë. Të gjitha obligimet e Kuvendit janë përmbushur plotësisht në përputhje me ligjin dhe në këtë mënyrë kanë kontribuar në përmirësimin e cilësisë së jetës së qytetarëve tanë.
Kryetari i KK z. Grbic theksoi rëndësinë e prezencës së kryetarit të komunës në të gjitha takimet e mbajtura në vitin paraprak dhe, siç tha ai, ka kontribuar në një transparencë dhe informim më të madh të të gjithë këshilltarëve të cilët në bazë të kësaj kanë mundur të krijojnë një pasqyrë më reale e komunës sonë, e në këtë mënyrë edhe vendimmarrje më e mirë dhe më korrekte në seanca.
Në fund të seancës, kryetari i Shtërpcës ka shfrytëzuar rastin që edhe një herë t’iu drejtohet këshilltarëve dhe të gjithë publikut për një çështje që e shqetëson prej kohësh. Në radhë të parë është raporti i institucioneve të pushtetit qendror ndaj qytetarëve të Shtërpcës, Komunës dhe Kuvendit të Shtërpcës.
Siç tha kryetari i komunës, situata nuk është aspak e mirë në bisedat e tij të përditshme me punëtorët e qendrës së skijimit. Gjegjësisht, së fundmi me një komunikatë për media e kemi informuar të gjithe publikut për takimet dhe qëndrimet e mbajtura nga menaxhmenti i Komunës lidhur me ngjarjet në qendrën e skijimit. Mirëpo, kryetari ka dashur t’i drejtohet Kuvendit dhe t’i ftojë ata që aktualisht menaxhojnë Qendrën e skijimit, “që t’i kushtojnë vëmendje asaj që po bëjnë dhe të mos mendojnë se një ditë nuk do t’u përgjigjen pyetjeve që do t’u drejtohen ato”.
“Qendra e skijimit në Brezovicë, për bindjen time të thellë, është burim për qytetarët e Komunës së Shtërpcës, punëtorët që kanë qenë në atë qendër skijimi me dekada dhe duhet të mbrohen interesat e qytetarëve të komunës së Shtërpcës dhe të punëtorëve , dhe ne do të përdorim të gjitha mjetet ligjore dhe demokratike për të luftuar që ajo e drejtë themelore që ekziston në të gjitha shoqëritë demokratike dhe që është e drejta e pronës, të mbrohet. Partitë politike vijnë dhe shkojnë, por këto gjëra mbeten gjithmonë”, tha Jevtic.