Republika e Kosoves

Shtërpcë

SOT ËSHTË MBAJTUR SEANCA E KATËRT E RREGULLT E KUVENDIT TË KOMUNËS SË SHTËRPCËS

2024/04/25 - 2:16

Shtërpce, 25. prill 2024.
Tetë pikat të paraparë të rendit të ditës, për seancën e katërt të rregullt të sotme të Kuvendit të Komunës së Shtërpcës, janë plotësuar me dy pika të reja, që kanë mbërritur në adresën tonë ndërkohë që nga dita e dërgimit e ftesës për Kuvend.
Pikat që janë shtuar kanë të bëjnë me filimin e iniciativës nga banorët e fshatit Sushiq për ndërtimin e kishës së martinit të madh Panteleimon në fshatin e tyre dhe bartja e hyrave vetanake në programet buxhetore dhe kategoritë ekonomike të shpenzimeve.
Rishqyrtimi i kësaj pike ka ardhur në rend dite për shkak së Ministria e Financave, e cila nuk e ka marrë parasysh Vendimin e Kuvendit të Komunës së Shtërpcës për ndarjen e hyrave vetanake, por duke anashkaluar këtë vendim, mjetet janë persi alokuar në projekte që ishin përfunduar. Ky lloj lëshimi i kësaj ministrie ndalon dhe ngadalëson edhe më shumë punën e kësaj vetëqeverisje lokale dhe ndarjen racionale të hyrave vetanake dhe nuk është hera e parë që po ndodh. Pritja dhe ndarja e gabuar që neve si vetëqeverisje lokale pengon që të përdorim hyrat vetanake, ka ndodhur edhe në vitin e kaluar, komunës i janë bllokuar mjetet për shtatë muaj në vitin 2023 dhe kryetari i Komunës së Shtërpcës thotë se nuk mund ta thërrasë këtë me një emër tjetër përveç emrit të pengimit të pushtetit nga niveli qendror i menaxhimit të kësaj komune dhe mohimit të të drejtave të qytetarëve.
Me gjithë pengesat, ne arritëm që projektet t’i realizojmë deri në fund me angazhimin e administratës dhe të gjithë personat e përfshirë në ato procedura. Edhe këtë vit do të bëjmë çmos që projektet që kemi votuar dhe miratuar këtu, të realizohen pa probleme.
“Vërtet po mundohem të kuptoj, por nuk kam asnjë justifikim për këtë situatë, po përpiqem të kuptoj ata njerëz që e morën këtë vendim në Ministrinë e Financave dhe dua t’u them nga ky vend që nëse mendojnë se po e pengojnë politikisht dikë në këtë mënyrë, duhet të kuptojnë se vendimet e tilla më së shumti reflektohen në interesat e qytetarëve, dhe qytetarët e komunës së Shtërpcës janë pjesëtarë të komuniteteve të ndryshme, dhe në këtë kuptim realisht nuk e shoh çfarëdo arsye për të penguar qytetarët dhe interesat e tyre”, tha Jevtic, duke përfunduar se edhe ai shqetësohet për injorimin e vendimit të Kuvendit të Komunës së Shtërpcës, duke thënë se nëse vazhdohet me këtë praktikë, të gjitha drejtoritë do të centralizohen plotësisht, e më pas edhe qeverisja lokale në atë mënyrë do të humbasë kuptimin e ekzistencës së saj.