Republika e Kosoves

Shtërpcë

TAKIMI I KOMITETIT KOMUNAL PËR SIGURINË NË KOMUNITET

2024/03/12 - 12:25

Shtërpce, 12. маrs 2024.
Pas incidentit të ndodhur këtë vikend në fshatin e Bitia e Poshtme, ku një person i nacionalitetit shqiptar ka gjuajtur me armë zjarri dhe si kërcënim ka vendosur një kurorë me gurë varri në shtëpinë e njërit prej banorëve të këtij fshati, është mbajtur një takim urgjente me banorët e këtij fshati, udhëheqësja e Komunës së Shtërpcës dhe Komiteti Komunal për Siguri në Bashkësi.
Duke qenë se kjo ngjarje ka tronditi shumë opinionin, duke na kujtuar të gjithëve ngjarjen fatkeqe të plagosjes së dy djemve në fshatin Gotovushë, më 6 janar 2023, udhëheqësja e Komunës ka reaguar sërish ashpër dhe ka marrë të gjitha masat e nevojshme për qetësimin e popullit dhe parandalimin e incidenteve të tilla dhe të ngjashme në baza nacionalizmit në të ardhmen
Sipas raportimit të komandantit të Stacionit të Policisë të Shtërpcës, personi që ka shtënë me armë zjarri nuk është banor i komunës sonë, por ka ardhur nga drejtimi i Prizrenit në gjendje të dehur. Menjëherë pas arrestimit, në makinë e tij është gjetur një armë dhe 33 plumba, për të cilat ai nuk kishte leje dhe në deklaratën dhe pranimin e tij, në Polici ka thënë se e ka bërë nga irritimi dhe ka qëlluar disa herë në ajri sepse ishte i revoltuar që objekti ishte ndërtuar aty. Çështja i është përcjellë prokurorisë.
Në takim kanë marrë pjesë edhe banorët e këtij fshati të cilët shprehën frikën dhe kërkesat e tyre për udhëheqësja e Komunës, të cilat Komuna do t’i realizon sa më shpejt.
Siç tha kryetari i Komunës së Shtërpcës në seancën e KKSB-së, kjo nuk është punë vetëm e policisë, është punë edhe e organeve të drejtësisë, të cilat duhet të marrin vendime që do të dërgojnë mesazhe shumë të qarta se ata që kërcënojnë jetën dhe sigurinë e kujtdo nuk do të tolerohet.
Konkluzionet nga seanca e Komisionit të Sigurisë janë paraqitur të plota më poshtë:
Në Shtërpce,
Data: 12.03.2024.
Bazuar në nenin 5 pika 1.2. dhe pika 1.3., neni 6 pika 1.2. dhe 1.3., neni 7 pika 2 dhe 4 të Udhëzimit Administrativ nr. 27/2012 të MPB-ës dhe 03/2012 të MAVL-ës dhe Komitetit Komunale për Siguri në Bashkësi, Komiteti Komunal për Siguri në Bashkësi e merr këtë:
KOMKLUZION
1. Komiteti për Siguri në Bashkësi të Komunës, në mbledhjen e mbajtur më 12.03.2024, lidhur me rastin e përdorimit të armës së zjarrit nga N.N., banorit i komunës së Suharekës, kur në fshatin. Bitia e Poshtme më 9 mars 2024 ka vendosur kurorën në shtëpinë, pronari i së cilës është serb dhe pas kësaj ka gjuajtur disa të shtëna nga arma e zjarrit dhe i ka thirrur banorët e këtij fshati me fjalë fyese, ndaj shqetësimet dhe mbështet banorët e fshatit Bitia e Poshtme dhe të gjitha kërkesat e tyre. Komiteti konstaton se ishte vetëm për fat që u shmangën pasojat e mëdha të incidentit të përmendur.
2. Kërkohet që Policia e Kosovës të shtojë prezencën e saj në vetë fshatin Bitia e Poshtme. Gjithashtu kërkohet që KFOR-i të shtojë patrullimet e tij, duke marrë parasysh rastin e mëparshëm që ka ndodhur më 6 janar 2023, kur Stefan dhe Milos Stojanovic u plagosën në fshatin Gotovushë.
3. Si masë parandaluese dhe ndërgjegjësuese, presim që të gjitha institucionet relevante të ndërmarrin hapat e nevojshëm për të parandaluar përsëritjen e incidenteve të ngjashme.
4. Ftojmë të gjithë përfaqësuesit e misioneve ndërkombëtare në Kosovë që të kuptojnë seriozitetin e rrezikimeve të vazhdueshme ndaj jetës dhe sigurisë së qytetarëve të komunës së Shtërpcës dhe të bëjnë gjithçka për të siguruar një mjedis të sigurt për të gjithë qytetarët.
5. Komuna e Shtërpcës konsiderohet shembull i multietnicitetit dhe bashkëjetesës në Kosovë, dhe incidentet e fundit tregojnë se ato janë produkt i veprimeve të personave që nuk janë banorë të komunës së Shtërpcës. Aspirata jonë për të jetuar në paqe dhe pa probleme nuk do të lëkundet, por duhet veprim i të gjithë faktorëve relevant për të parandaluar ata që duan të rrezikojnë marrëdhëniet e mira që janë ndërtuar me aktivitetet e tyre.
6. Ky konkluzion u miratua njëzëri me votat e të gjithë anëtarëve të pranishëm të KKSB-së.