2018/06/27 - 3:24
Kryetari Haki Rugova ka pritur sot në takim komandantin e MNBG-W Ruggero Cucchini. Gjatë këtij takimi kryetari Haki Rugova ka njoftuar komandantin Cucchini për gjendjen sigurisë në komunën e Istogut të cilën e cilësoj si të qetë dhe satbile,po ashtu njoftoj komandantin edhe për projektet të cilat janë duke u implementuar dhe ato të cilat do të impelmetohen në vazhdimësi nga komuna e Istogut.
Komandanti i MNBG-W Ruggero Cucchini e përgëzoi kryetarin Rugova për punën që është bërë deri me tani në komunën e Istogut. Në vazhdimësi KFORI- Italian ka qenë i përkushtuar pos misionit të tyre paqësorë edhe në realizimin e projekteve të përbashkëta dhe ne do të mundohemi që për këta 6 muaj sa jemi këtu bashkë të realizojmë ndonjë projekt në të mirë të qytetarëve të komunës së Istogut tha nder të tjera komandanti Ruggero Cucchini.