Republika e Kosoves

Istog

Qyteti

Komuna e Istogut,shtrihet në veriperendim të Kosovës,ka 46 zona kadastrale, më një siperfaqe,prej 453.84 km².Më 51 fshatra dhe qendën komunale dhe dy qendra nderurbane : Gurrakocin dhe Banjën.Më një infrastrukturë të mirë rrugore.Kjo komunë në verilindje kufizohet më Zubin Potokun,në Lindje më Skenderajn,në jug më Klinën,në jugpërendim dhe perendim më Pejën dhe në veri më Serbinë.

Gjeomorfologjia e teritorit

Ndahet në dy njësi  gjeomorfologjike :Rrafshin e Podgurit dhe Malet e Moknës,të cilat shtrihën në 42% të sipërfaqës së gjithmbarshe të komunës.

Rrafshi i Podgurit,shtihet rrënzë Maleve të Moknës,më latesi mbidetare midis 400 e 500 m.të l.m. përbërë nga sedimentet e  Neogjenit,deluvione pran Drinit të Bardhë dhe materialit proluvial – brezi I nënbeshkës .Është pjesë integrale e Rrafshit të Dukagjinit.Karakterizohet më klimë të butë kontinentale,sepse përmes grykës së Drinit të Bardhë deperton rryma e nxehtë mesdhetare.Karakterizohet më pedigre cilësore të tokës bujqesore,më ujimbajtje të lart të ujrave nëntokësor dhe rrjedhave sipërfaqësore ,si Drini I Bardhë ,lumi Istog,Vrella,Qaushi,Shushica,prroi I Gollostenës dhe Gujavqi.Bazuar në këto veqori,del se komuna e Istogut,ka potencial të lart për prodhimin e të gjitha llojeve të agrumeve bujqesore,si drithëra,perimkulturë,pemtari,vneshtari,blegtori etj.