Republika e Kosoves

Istog

Drejtoria për Kadastër dhe Gjeodezi

Jashar Blakaj

Drejtor i Drejtorisë për Kadastër dhe Gjeodezi

Inxhinier i diplomuar i ndertimtarisë

Datëlindja: 07.01.1958

Kontakti:
Mob.      049/671 200

tel. (fix): (038)20043812

E-mail:  jashar.blakaj@rks-gov.net 

 

Sektor i kadastrës dhe gjeodezisë

Është përgjegjëse për zhvillimin dhe organizimin e kapaciteteve kadastrale, rrjetin referues homogjen, rikonstruimin e informatave kadastrale në formë digjitale, modelin e sistemit informative për tokën dhe pronën;
•    Ofrimi i shërbimeve profesionale dhe shërbime të tjera subjekteve të ndryshme;
•    Përmirësimi i transferimit të tokës, menaxhimi i tokës shtetërore dhe efikasiteti në taksimin e tokave;
•    Planifikimi i rrjetit me pika të reja kontrolluese dhe themelimi i pikave të reja kontrolluese;
•    Digjitalizimi i pikave poligonale dhe trigonometrike, vektorizimi i planeve të skanuara (ngastrave dhe zonave kadastrale);
•    Azhurnimi i pjesës grafike në bazë të dokumenteve dhe matjeve të reja dhe transformimi me parametrat e dhëna për transformim;
•    Shërbimi i mirëmbajtjes së klasifikimit dhe kulturave të tokës;
•    Ndarja e ngastrave dhe shënimi i kufijve në rastin e shpronesimit;
•    Kryerja e punëve profesionale, të cilat dalin nga gjeodezia (ndryshimet e bëra gjatë matjeve-bartjes së tyre në programin e gjeodezisë);
•    Kryerja e shërbimeve për shënimet e digjitalizuara (dhënien e koordinatave në terren);
•    Kontrollimi i rrjetave dhe matjeve gjodezike dhe aprovimi i tyre;
•    Incizimi i sipërfaqes së ndërtesave dhe pjesëve të tyre, dhe përpunimi i skicave;
•    Incizimi i përvojave dhe objekteve nëntokësore dhe mbitokësore;
•    Regjistrimi i pronës së paluajtshme dhe regjistrimi i tokës komunale;
•    Zhvillimi i procedurës së regjistrimit, sipas detyrës zyrtare dhe kërkesave të palëve;
•     Korrigjimi i regjistrit (RDPP) sipas procedurave dhe zbatimi i të gjitha dispozitat pozitive në fuqi;
•    Azhurnimi i pronës, në bazë të dokumenteve të verifikuara dhe shënimeve të tjera nga dokumentacioni arkivor, azhurnimi i regjistrit të ndërrimeve të mjeteve nga terreni;
•    Zbatimi i procedurve rreth transaksioneve të pronës publike në RDPP;
•    Shqyrtimi dhe kryerja e procedurave administrative për rikthimin e paluajtshmërisë ish-pronarit, evidenton dhe shlyen  masat e përkohshme sipas aktvendimit të gjykatës kompetente;
•    Udhëheq me kadastrën etazh  të banesave, ndërtesave, si dhe ngastrat kadastrale në të cilat janë të ndërtuara banesat;
•    Regjistrimi dhe çregjistrimi i hipotekave;
•    Aktvendimet mbi regjistrimin e servituteve, barrën tatimore, ngastrat e tatimit në pronë dhe dorëzanitë;
•    Lëshimi i certifikatave personave që nuk kanë patundshmëri;
•    Mirëmbajtja, korrigjimi dhe harmonizimi i evidencave të vendbanimeve, fshatrave, shesheve, rrugëve dhe numrat e objekteve dhe ndërtesave;
•    Nxjerrja e aktvendimeve për miratim ose refuzim të kërkesave;
•    Nxjerrja e konkluzioneve për plotësimin e kërkesave të pakompletuara;
•    Përgatitja e projekt programit të punës për nevojat e Drejtorisë dhe raportin e punës;
•    Kryen edhe punë të tjera në pajtim me dispozitat ligjore (shpalljet publike, kërkesat për nevojat e Kuvendit, të gjykatave dhe të institucioneve tjera).

Sektori i çështjeve pronësore-juridike

  • Kryen punët dhe detyrat e punës të cilat kanë të bëjnë me çështjet pronësore –juridike –administrative si dhe daljen ne teren
  • Kryen pune në bazë të kërkesave te parashtruara këtij sektori që kanë të bëjnë me pronën dhe dokumentacionin pronësor
  • Inicion dhe zhvillon procedurën për shqyrtimin e marrdhënjëve pronësore –juridike të shkaktuara me uzurpim arbitrar të tokës në pronësi shoqërore
  • Nxjerr aktvendime për shenjen në shfrytëzim të tokës shoqërore
  • Ben bartjen administrative te palujtshmerisë private ne fondin e pronësisë shoqërore
  • Merret me konstituivin e servituteve reale ,punët e arondimit ,komasacionit etj.
  • Bene ekzekutimin e aktvendimeve te nga lëmi i pronës
  • Harton dhe përpilon raporte dhe informata për nevojat e drejtoratit
  • Inicion dhe zhvillon procedura lidhur me me shqyrtimin e mardhenjeve pronësore –juridike të krijuara me uzurpimin arbitrar te tokës ne pronësi shoqërore ,pasurit publike ,rrugët si dhe zbatimin e ekzekutimit ne baze te Ligjit mbi Procedurën e përgjithshme Administrative
  • Bashke punon me AKP,KPA,shërbimin e kadastrës ,avokatin publike ,OJQ
  • kryen pune dhe detyra administrative nga përgjegjësia e drejtorisë dhe nga kryetari i komunës .