Republika e Kosoves

Istog

Drejtoria për Shëndetësi

Emri: Zenel                                                          

Mbiemri: Shatri

Data e lindjes: 11.03.1955

 

Profesioni/Edukimi: Mjek, Specialistë për Sëmundje Ngjitëse – Infektolog

 Karriera e Punës :
– Mësimdhënës i lëndës se Kimisë ne Gjimnazin e atëhershëm në Istog;
– Mjek në Qendrën për Mjekësi Fizikale dhe Rehabilitim në Banje;
– Mjek në Spitalin e Përgjithshëm në Pejë, specializim nga lemia e Sëmurjeve     Akute Infektive- Infektologjisë;
– Specializim ne Prishtinë dhe Zagreb;
– Mjek specialist i Infektologjisë;
– Shef i Repartit Infektiv;
– Aktualisht Drejtor i Drejtorisë për Shëndetësi Komuna Istog.

 

Karriera politike:
– Anëtarë i Lidhjes Demokratike të Kosovës që nga themelimi i saj;
– Anëtarë i Kryesisë së LDK-së Dega në Istog;
– Anëtarë i asamblesë në Komunën e Istogut, ( 2 mandate );
– Drejtor i Drejtorisë për Shëndetësi .

 

Trajnimet/certifikimet:
– Trajnime nga lemia e mjekësisë e posaçërisht
 nga lemia e Infektologjisë -duke filluar nga Pandemia e Covid-19, sëmundjet infektive te traktit intestinal;
– Sëmurjet e SQN, Infeksionet akute Respiratorë, Sëmurjet transmesive seksuale ,Intoxicationet alimentare etj.

 

Gjuhe te huaja: Kroatisht, Serbisht, Boshnjake, Anglisht;

Statusi familjar: I martuar, bashkëshorten  dhe 4 Fëmijë;

Vendi ku jeton: Fshati Tomoc, “Rr.Selman Shatri” nr.23 Istog.

ROLI I DREJTORISË KOMUNALE PËR SHËNDETËSI, MIRËQENJE SOCIALE

Duke marrë parasysh Ligjin për vetëqeverisje lokale ( Gazeta Zyrtare e Republikës së
Kosovës Nr. 28/2008 )Kapitulli l Dispozitat e përgjithshme Neni 3.1 ( j ) ,që i përcakton se
çdo Komunë brenda territorit të vet dhe Brenda ligjeve ekzistuese është përgjegjëse për
aktivitetet e KPSH; (Kujdesi primar shëndetësor).
Po ashtu bazuar në ligjin për Shëndetësi të Kosovës Kapitulli lll –parimet e kujdesit
shëndetësor , neni 18.1 Komunat sigurojnë zbatimin e kujdesit parësor shëndetësor duke i
dhënë përparësi zbatimit të masave parandaluese,nëpërmjet zbatimit të konceptit të
mjekësisë familjare;
Komunat kanë përgjegjësin që brenda synimeve të Politikës Shëndetësore të sigurojnë
ofrimin e shërbimeve shëndetësore kualitative popullatës së saj, në mënyrë të drejtë,
barabartë dhe jo diskriminuese;
DKSH janë përgjegjëse për :
-Vlerësimin e nevojave lokale;
-Vendosjen e objektivave lokale për KPSH;
-Të zhvillojë buxhetin e bazuar në nevojat lokale duke ju përmbajtur udhëzimeve nga
MESH; (Ministria e Shëndetësisë)
-Aprovojë buxhetin;
-Implementon buxhetin;
-Vendos dhe mbledh bashkëpagesat brenda kornizës së caktuar nga MESH;
-Siguron ofrimin e shërbimeve shëndetësore;
-Raporton mbi të arriturat e objektivave të përcaktuara të Kuvendit Komunal dhe
Ministrisë së Shëndetësisë;
-Mbikëqyrë situatën epidemiologjike në nivel komunal;
-Implementon normat dhe standardet e infrastrukturës, Resurseve Humane të aprovuara
nga Ministria e Shëndetësisë;
-Mbledh analizon informatat në nivelin Lokal;
-Shërbehet me informatat për të përcaktuar prioritetet lokale dhe objektivat, konformë
Strategjisë Shëndetësore;
-Masat e mbrojtjes shëndetësore që kanë të bëjnë me ;
– Sigurimin e ujit të sigurt dhe higjienës;
-Sigurimin e ushqimit të sigurt dhe nutricionit;
-Aktivitetet e Dezinfektimit, Dezinfektimit dhe Deratizimit;