Republika e Kosoves

Istog

Drejtoria e Arsimit

Agim Haxhiu

Drejtor i Drejtorisë për Arsim dhe Kulture

Lindur më 19.03.1957 në Istog;
Përgaditja shkollore: Fakulteti i SHMN Dega Fizikë

Kontakti:
Mob.      049/670 500

               044/266 398        

 tel. (fix): (038)20043806

  E- mail:  agim.haxhiu@gmail.com

Fushë veprimtaria e Drejtorisë së Arsimit:
• Menaxhimi dhe koordinimi i të gjitha niveleve të arsimit në komunë;
• Punësimi i mësimdhënësve dhe personelit tjetër të shkollave në pajtueshmëri me
procedurat ligjore të rekrutimit,
• Zgjedhja e drejtorëve dhe zëvendësdrejtorëve të institucioneve, në pajtueshmëri
me procedurat ligjore dhe kriteret ligjore të përcaktuar me Ligjin për Arsim në
Komunat e Republikës së Kosovës,Ligjin për Arsimin Parauniversitar në Republikën e
Kosovës dhe UA të MASHT-it(Procedurat e zgjedhjes së Drejtorit në institucionet
edukativo-arsimore dhe aftësuese) dhe UA të MASHT-it,(Procedurat e përzgjedhjes
së personelit arsimor dhe personelit tjetër në shkolla) duke u mbështetur në UA të
MASHT-it,(Normativ mbi kuadrin profesional të arsimit të përgjithshëm).
• Pagesa e stafit udhëheqës, stafit profesional dhe personelit tjetër të punësuar në
institucionet arsimore të komunës bazuar në legjislacionin relevant;
• Planifikimi dhe koordinimi i zhvillimit të arsimit parashkollor, fillor dhe të mesëm në
komunë, në konsultim me MASHT- in dhe komunat tjera;
• Mbikëqyrja e të gjitha institucioneve arsimore në nivel komune;
• Regjistrimi dhe pranimi i nxënësve, në pajtim me respektimin e parimeve të mos
diskriminimit;
• Planifikimi dhe përcjellja e politikave të regjistrimit të nxënësve dhe grumbullimit të
dhënave, sipas formularit të miratuar nga MASHT në harmoni me ligjin dhe UA të
aplikueshme ;
• Nxitja në barazinë e mundësisë për të ndjekur arsimin parashkollor, arsimin e
obliguar, dhe atë të mesëm të lartë në komunë duke e respektuar edhe përmbushur
krateret dhe procedurat e riatdhesimit ;
• Regjistrimi, inspektimi i shëndetit publik dhe sigurisë, si dhe licencimi i
institucioneve arsimore parashkollore në pajtim me ligjin;
• Respektimi dhe afirmimi i të drejtave të komuniteteve dhe anëtarëve të tyre;
• Identifikimi i nevojave dhe projekteve për aftësim profesional të drejtorëve e
mësimdhënësve, dhe realizimi i tyre në bashkëpunim me Sektorin e Inspektimit,
brenda ligjeve në fuqi;
• Trajnimi i mësimdhënësve dhe stafit tjetër profesional, në pajtim me udhëzimet,
parimet dhe standardet e aprovuara nga MASHT – i;
• Përkujdesja për zhvillimin dhe aftësimin profesional të personelit në shkollat e
komunës;
• Përkujdesja për zhvillimin e të gjitha aspekteve tjera të arsimit lokal duke pasur
parasysh mësimin joformal,mësimin intensiv dhe arsimin special sipas UA i MASHT_it
(Për organizimin e arsimit për të rritur) ;
• Mbikëqyrja e procesit arsimor në pajtim me udhëzimet e caktuara nga MASHT;
• Përgatitja, miratimi dhe zbatimi i Rregullores së punës për shkollat, duke përfshirë
Kodin e mirësjelljes për stafin udhëheqës, mësimdhënësit, personelin tjetër dhe
nxënësit, si dhe masat disiplinore;
• Miratimi i pushimeve të shkollës, në përputhje me Ligjin për Arsim Parauniversitar,
Ligjin e punës dhe rregullave të shkollës;
• Marrja e vendimeve për rritjen e numrit të institucioneve parashkollore, shkollave
fillore, të mesme dhe speciale në nivel të komunës;
• Marrja e vendimeve për ankesat ndaj vendimeve drejtuese të institucioneve
arsimore, të parapara me ligj;
• Miratimi i rregulloreve për sjelljen dhe disiplinën e nxënësve në çdo institucion
arsimor, pasi të ketë marrë më parë propozimet e këshillit dhe drejtorëve të shkollave,
• Në marrëveshje me MASHT-in, miraton rregulloret për themelimin, shkrirjen,
ndarjen dhe mbylljen e institucioneve arsimore me fonde publike të niveleve 0, 1, 2
dhe 3 në komunë;
• Nxitja e bashkëpunimit në mes mësimdhënësve, prindërve, nxënësve dhe
institucioneve arsimore, si dhe të institucioneve arsimore dhe familjes;
* Mbikëqyrja e respektimit të UA të MASHT-it që përcaktojnë Kodin e etikës dhe
Standardet e vlerësimit të nxënësve,
* Mbikëqyrja dhe organizimi lidhur me të drejtat dhe liritë e nxënësve për shprehje të
lirë,mundësi e avancimit dhe mundësinë për pushim e rekreacion,gjithmonë duke
respektuar ligjin dhe UA përkatëse,
• Bashkëpunimi me drejtoritë e arsimit të komunave tjera në projekte të përbashkëta
arsimore, në përdorimin e përbashkët të burimeve njerëzore dhe caktimin e fondeve
për projekte dhe qëllime të tilla;
• Përcaktimi i zonave specifike të mbulimit nga shkollat në nivel komune;
• Kujdesi për mirëmbajtjen dhe renovimin e ndërtesave dhe pajisjeve të
institucioneve arsimore me fonde publike,
*Sigurimin e dispozitave për mirëmbajtje të shërbimeve mbështetëse për mirëqenien
fizike të nxënësve, duke përfshirë ujë të freskët, ambiente të mira dhe shërbime
shëndetësore;
• Marrja e masave për sigurimin e ambienti rrethues, urban apo rural, në të cilin
është e vendosur shkolla, në përputhje me të drejtën e nxënësve për të pasur një
mjedis të sigurt në oborrin e shkollës;
• Arritja e objektivave të shëndetit publik, në bashkëpunim me MASHT-in, nëpërmjet
aktiviteteve shkollore dhe jashtëshkollore, duke përfshirë programe për sigurinë në
rrugë, nxitjen e shtimit të shëndetit për të shmangur përhapjen e sëmundjeve
ngjitëse, si dhe aksione kundër duhanit dhe formave të abuzimit me drogë;
* Mbikëqyrja e planifikimit të buxhetit të arsimit duke iniciuar zbatimin e formulës për
caktimin e buxheteve të shkollave në komunë që janë duke zbatuar, vetëfinancimin,
• Shqyrtimi i vazhdueshëm i masave të marra për realizimin e arsimit special në
realizimin e kësaj detyre, në atë masë që është e nevojshme ose e dëshirueshme.
*Drejtoria konsultohet me MASHT-in dhe drejtoritë tjera komunale për koordinimin e
arsimit të fëmijëve që kanë nevojë për arsim special;
• Vlerësimi i nevojave speciale, siç përcaktohet me ligj;
• Propozimi për arsim special për nxënës dhe dhënia e vlerësimit profesional;
• Propozimi për themelimin e shërbimit këshillimor dhe shëndetësor për nevojat
speciale;
• Ushtron edhe kompetenca tjera, të cilat i bartën në bazë të ligjit , nga pushteti lokal
ose qendror që nënkupton Qeverinë dhe Ministrinë relevante për fushën e arsimit.
* Lidhur me punën e Drejtorisë ,Drejtori i raporton Kryetarit të komunës sipas
periudhave të caktuara me Ligjin e Qeverisjes Lokale dhe Statutit e Rregulloreve të
Komunës.
Menaxhon dhe koordinon punën ne fushën e Kulturës Rinis dhe Sportit .
Kujdeset dhe menaxhon për objektet ne infrastrukturën e Kulturës Rinis dhe Sportit .
Organizon debate për zhvillimin dhe masivizimin e Sportit.
Kujdeset për investitorët për ndërtimin e infrastrukturës ne lëmit përkatëse.
Organizon takime dhe debate me rendësi kulturore dhe sportive ne dobi te rinise.
Bashkëpunon me Drejtorit e tjera Komunale për te mundësuar një integrim te mirëfilltë
te rinise.
Mbështet aktivitetet Kulturore dhe sportive nëpërmes klubeve sportive dhe OJQ-ve.
Bashkëpunon me nivelin Qendror për zhvillimin dhe masivizimin e Kulturës Rinise dhe
Sportit.
Bashkëpunon ngushtë dhe raporton kryetarit mbi te arriturat ne Kulture,Rini dhe Sport.