Republika e Kosoves

Istog

Drejtoria për Ekonomi dhe Zhvillim

Genc Ademaj

Drejtor i Drejtorisë për Ekonomi dhe Zhvillim

Datëlindja: 29.10.1989

Kontakti:
Mob.      049/574 000

E-mail:  genc.ademaj@rks-gov.net 

 

Detyrat dhe përgjegjësitë

Kujdeset për menaxhimin, koordinimin, mbikëqyrjen dhe vlerësimin e punës së nëpunësve civil
në kuadër të drejtoratit,
1.2 Harton politikat dhe strategjitë afatgjata dhe afatshkurtra të drejtoratit konform legjislacionit në
fuqi dhe nevojave lokale,
1.3 Mbështet Kryetarin për hartimin dhe përgatitjen e projekt buxhetit vjetor
1.4 Udhëheq dhe mbikëqyrë aktivitetet për realizimin e planeve të punës,
1.5 Siguron zbatimin e vendimeve të Kryetarit dhe kuvendit që kanë të bëjnë me kompetencat e
drejtoratit,
1.6 Koordinon punën dhe aktivitetet me drejtoratet tjera,
1.7 Planifikon buxhetin e drejtoratit dhe kujdeset për shfrytëzimin e tij,
1.8 Bënëë përgatitjen e draft rregulloreve për fushat e caktuara të propozuara nga kryetari i
komunës dhe kujdeset për harmonizimin e tyre me ligjet e aprovuara,
1.9 Zbaton politikat dhe planet e aprovuara në fushën e zhvillimit ekonomik të komunës dhe
sugjeron masa për avansimin e tyre;
1.10 Harton politika dhe programe për zhvillim të qëndrueshëm ekonomik
të komunës dhe tërheqjen e investimeve për zhvillim ekonomik;
1.11 Udhëheq dhe bashkërendon proceset e planifikimit strategjik për
zhvillim ekonomik,
1.12 Zbaton ligjet dhe aktet nënligjore që rregullojnë zhvillimin ekonomik
1.13 Bashkëpunon me administratën lokale dhe institucionet lokale,
regjionale dhe qendrore me qëllim të fuqizimit dhe bashkërendimit të
aktiviteteve për zhvillim ekonomik,
1.14 Jep këshilla profesionale nga fusha e buxhetit organeve komunale ne
ndërlidhje me zhvillim të qëndrueshëm ekonomik,
1.15 Përgatitë projekt propozime për zhvillim ekonomik lokal dhe
hulumton, identifikon fonde nga burime të ndryshme per realizimin e
projekteve;
1.16 Bënëë regjistrimin e bizneseve,
1.17 Bashkërendon aktivitete me investitorët dhe komunitetin afarist,
1.18 Hartimin e planeve konkrete për zhvillimin e industrisë tursitike,
zejtare dhe plane për shfrytëzimin e burimeve ekonomike që janë
brenda komunës;
1.19 Krijimin e kushteve të qëndrueshme për zhvillimin e ndërmarrjeve të
vogla dhe të mesme;
1.20 Harton politika dhe programe per dhënie të pronave komunale ne
shfrytëzim,
1.21 Menaxhon regjistrimin e pasurisë së patundshme dhe aseteve
komunale,
1.22 Kryen edhe punë dhe detyra tjera me kërkesë dhe autorizim të Kryetarit të komunës dhe i
përgjigjet atij.
2.Drejtorati për Ekonomi dhe Zhvillim është i organizuar në këto sektorë:
2.1 Sektori për Ekonomi dhe
2.2 Sektori për Planifikim dhe Zhvillim