Republika e Kosoves

Istog

Drejtoria për Administratë Publike

DETYRAT DHE PËRGJEGJËSITË

  • Kujdeset për menaxhimin, koordinimin, mbikëqyrjen dhe vlerësimin e punës së
    nëpunësve civil në kuadër të drejtoratit,
    • Harton politikat dhe strategjitë afatgjata dhe afatshkurtra të drejtoratit komforë
    legjislacionit në fuqi dhe nevojave lokale,
    • Siguron zbatimin e vendimeve të Kryetarit dhe kuvendit që kanë të bëjnë me
    kompetencat e drejtoratit,
    • Koordinon punën dhe aktivitetet me drejtoratet tjera,
    • Planifikon buxhetin e drejtoratit dhe kujdeset për shfrytëzimin e tij,
    • Kujdeset për zbatimin e ligjshmërisë në të gjitha organet e administratës komunale,
    • Kryen punët dhe shërbimet që kanë të bëjnë me punët e kuvendit të komunës, dhe
    ekzekutivit të komunës.
    • Menaxhon Qendrën për Shërbim të Qytetarëve,
    • Kujdeset për zbatimin e procedurave të Prokurimit Publik, në bazë të ligjit,
    • Menaxhon me logjistikën si autoparkun, teknologji informative,inventarizimin, sigurimin
    dhe mirëmbajtjen e objekteve komunale e te tjera,
    • Menaxhon Shërbimin e Gjendjes Civile si kompetencë e deleguar,
    • Menaxhon Arkivin e Qytetit dhe siguron zbatimin e procedurave ligjore në sistemimin
    dhe arkivimin e lëndëve dhe dokumenteve tjera,
    • Definon dhe mbështet politikat dhe planet rreth avancimit dhe rritjes se performances se
    administratës komunale dhe realizimin e strategjisë politike të Kryetarit të komunës
    për ngritjen e efikasitetit dhe cilësinë e shërbimeve,
    • Këshillon kryetarin e komunës në përmbushjen e përgjegjësive dhe të strategjisë politike
    të tij.