Siguron implementimin e PVPE–së për veprimet që ndërlidhen me Komunë dhe raporton
sipas kërkesave të MAPL-së;
• Koordinon aktivitet e Komunës, të cilat janë të ndërlidhura me implementimin e PVPE –së;
• Mbikëqyrë aktivitetet e drejtorive administrative që burojnë nga PVPE, si dhe dokumentet
tjera strategjike të MAPL-së dhe Qeverisë së Kosovës;
• Mbikëqyr hartimin e rregulloreve komunale, për të siguruar se ato të janë në përputhje me
standardet evropiane;
• Raporton rregullisht te Kryetari i Komunës për aktivitetet e drejtorive;
• Përgatit materiale të nevojshme për nevojat e Komunës, për çështjet që lidhen me integrimet
evropiane;
• Hulumton programe të ndryshme të asistencës së BE – së, që ofrojnë mbështetje për qeverisje
dhe zhvillim lokal;
• Ofron këshilla në lidhje me çështjet evropiane, sipas nevojës në Komunë;
• Bashkëpunon me Zyrën për integrime evropiane në MAPL dhe Agjencionin për Integrime
Evropiane në ZKM – së, në çështjet e përafrimit të legjislacionit me legjislacionin e BE – së;