-Kuvendi i Komunës është organi më i lartë përfaqësues dhe vendimmarrës i Komunës i cili ushtron funksionet e pushtetit lokal të përcaktuara me ligj dhe Statut.
-Kuvendin e Komunës e përbëjnë 27 Këshilltarë.
-Kuvendi zgjidhet në mënyrë të drejtpërdrejtë në pajtim me dispozitat e Ligjit mbi Zgjedhjet Lokale.
-Mandati i anëtarëve të Kuvendit është 4/katër/vjet.
-Kuvendi i Komunës miraton Statutin dhe ndryshon atë nëse konsideron se një gjë e tillë është e nevojshme.
-Vendimi për miratimin apo ndryshimin e Statutit miratohet me më shumë se 2/3 e votave të anëtarëve të Kuvendit.
-Kuvendi i Komunës miraton Rregulloren e punës së Kuvendit dhe të njëjtën mund ta ndryshojë sipas nevojës.
-Vendimi për miratimin apo ndryshimin e Rregullores së punës së Kuvendit merret nga më shumë se gjysma e anëtarëve të Kuvendit të Komunës.
Kompetencat jo deleguese të Kuvendit të Komunës
-Kompetencat të cilat Kuvendi i Komunës nuk mund t’i delegojë në organe të tjera janë:
-Miratimin e Statutit dhe Rregulloren e punës, rregulloret tjera komunale, miratimin, ndryshimin dhe shfuqizimin e tyre,
-Miratimin e buxhetit dhe planeve investuese,
-Miratimin e çështjeve tjera financiare, të cilat janë të rezervuara për Kuvendin sipas Statutit dhe rregullores së punës,
-Planin vjetor dhe raportin vjetor,
-Themelimin e Komisioneve të kërkuara sipas Ligji për Vetëqeverisjen Lokale,
-Niveli i tarifave dhe ngarkesave,
-Krijimin dhe përdorimin e simboleve, dekoratave dhe titujve të nderit të Komunës, në pajtim me Ligjin në fuqi,
-Emërimin dhe riemërimin e rrugëve, rrugicave dhe vendeve të tjera publike,
-Arritjen e marrëveshjeve ndërkomunale dhe brenda komunale,
-Marrjen e vendimeve për t’u bashkuar me asociacione përfaqësuese të Komunave të Republikës së Kosovës dhe,
-Përgjegjësive të tjera që kërkohen me Ligj.