Republika e Kosoves

Istog

Qendra për shërbim me qytetar


Kjo zyre luan një roj mjaftë të rëndësishëm për arsye se kontakti I parë i qytetarit me komunën arrihet përmes kësaj zyre, në këtë zyre qytetarët drejtohen dhe marrin informacion të saktë për secilën zyre dhe çdo shërbim I behet ne mënyre
korrekte.
Ne ketë zyre behet kërkesa me te cilën qytetari i drejtohet Kryetarit dhe te gjitha drejtorateve dhe këshillohet se si te kompletohet sa me saktë kërkesa dhe cili dokumentacion ti bashkëngjitet.
Kjo zyre kërkesën e posedon ne dy gjuhet ne gjuhen shqipe dhe serbo-boshnjake. Ne ketë zyre behet këshillimi, kërkesat, pranimi I tyre protokollimi, skanimi si dhe arkivimi I tyre, po ashtu këtu bëhen edhe legalizimet e dokumenteve te ndryshme gjithmonë duke pasur origjinalin e tyre, po ashtu çdo dokument qe lëshohet nga komuna si:vërtetime, vendime, vërtetime te tatimit ne prone, fleta poseduese, kopje te planit, si dhe çdo dokument I nënshkruar nga kryetari, nënkryetari dhe drejtoret te gjitha dokumentet vulosen te kjo zyre.
Personat te cilët janë mbajtës te familjes, ne ketë zyre behet rregullimi i dokumentacionit, vuloset dhe dërgohet shteteve te jashtme.
Po ashtu taksat administrative te cilat janë deri ne 10 euro paguhen tek kjo zyre, nga zyrtari kompetent.
Pasi qe te merren vendimet dhe u kthehet përgjigja qytetareve nga drejtoratet kompetente lënda e përfunduar vijnë tek kjo zyre dhe arkivohet nga zyrtarja kompetente dhe ruhet deri ne 10 vite ne sirtarët e zyrës se pranimit, pas 10 viteve
lendet ne regjistrator te caktuar sipas viteve dhe drejtorateve barten tek arkivi i cili ndodhet në shtëpinë e kulturës.
Kjo zyre ne bashkëpunim me shefin e ofiqarisë posedon kërkesat për korrigjim, ndërrim te emrit dhe mbiemrit, regjistrim te lindjeve dhe vdekjeve me vonesë, si dhe kërkesa te natyrave te ndryshme, ku edhe këto kërkesa regjistron, protokolohen, skanohen dhe regjistrohen ne protokoll te veçante ne mënyre zyrtare dërgohet tek zyrtare kompetent.
Pra te gjithë këto punë dhe shërbime kryhen ne qendrën për shërbim te qytetareve, gjithherë ne shërbim te qytetareve dhi dhe me bashkëpunim me zyrtaret dhe drejtoratet.

Formular për kërkesë

Email: QSHQ.Istog@rks-gov.net